Kuçovë-Një 52 vjeçare nga Kuçova do të hetohet në gjendje të lirë pasi shiste ilegalisht kapsolla në dyqanin e saj në lagjen “1 Maji”.
Blutë sekuestruan kutitë me lëndë piroteknike që u gjetën në dyqan.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen F. S., 52 vjeçe, për veprat penale “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, informoi sot policia .
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Lajm per kapsolla KULMIIII
Përgjigju