FIER – Ka vrarë veten në shtëpinë e tij, në Levan, Riza Latifaj, autori i masakrës së Kuçovës së pak ditëve më parë. Ai ka prerë venat, pasi nuk ka dashur t’i dorëzohet policisë.
Viktima vrau vjehrrën dhe vjehrrin e tij, Rexhep dhe Vasilika Muço, përkatësisht 67 dhe 65 vjeç, më 16 shkurt të këtij viti, ndërsa plagosi gruan e tij, Engjëllushen, me të cilën ishte në prag të divorcit.
Korrespodenti Kristaq Thano shpjegoi për "A1 Report" se "kur ka parë veten të rrethuar nga forcat e policisë dhe "Renea"-s, në banesën e tij në Levan të Fierit, 45 vjeçari , autori i masakrës së Kuçovës, ka zgjedhur vdekjen para dorëzimit tek policia.
Kjo masakër që tronditi mbarë opinionin publik, i kishte rrënjët në shmangien e divorcit me gruan e tij me të cilën jetonte prej më shumë se 20 vjetësh në banesën e prindërve të saj.
Mësohet se Latifaj, në grindje e sipër me bashkëshorten, që nuk ka arritur ta bindë për t’u kthyer pranë tij, ka nisur të grindet me prindërit e gruas.
Sherri mes tyre ka degjeneruar në përdorimin e armës. Në grindje e sipër, ai i ka drejtuar armën bashkëshortes së tij, ndërkohë që në mbrojtje kanë dalë babai dhe nëna e saj, që mbetën të vdekur në vend. E plagosur nga ngjarja ka mbetur bashkëshortja e tij.
Ka qenë kunati i autorit, ai që ka konstatuar ngjarjen rëndë kur ka shkuar në shtëpi dhe ka parë trupat e pajetë të të atit dhe nënës dhe motrën e plagosur."
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com