Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një konferencë për mediat ka njoftuar se prej 29 shtatorit në Kosovë do të nisin protestat për çështjen e kufijve.
Deklarata e Kurtit vjen pak orë pas konferencës që mbajti presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili i mëshoi sërish idesë për një korrigjim kufijsh me Serbinë dhe arritjen e një marrëveshjeje.
Thaçi ka komentuar edhe deklaratat e kancelares gjermane, Angela Merkel se një marrëveshje e tillë kthehet në precedent negative. Për presidentin kosovar kjo marrëveshje mund të kthehet në një precedent pozitiv.
Marrëveshja për korrigjimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nëse arrihet do të jetë në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare. I hap rrugë për anëtarësim në OKB dhe BE. Do t’i sjellë njohjen reciproke. Korrigjimi paqësor i kufirit mund të përdoret si precedent pozitiv, për të zgjidhur këto çështje me paqe dhe pa luftë.
Hashim Thaçi, president i Kosovës
Por për Kurtin, deklarata e Thaçit është një sinjal se orientimi i Kosovës nuk është më BE por Rusia. Kurti iu ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të dalin në protesta, pasi sipas Kurtit, një popull nuk i nënshtrohet dot një njeriu.
Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu. Ruajtja e integritetit territorial janë jo vetëm e drejtë por detyra jonë si politikan. Duan të na rrudhin territorin e Pavarësisë. Pazaret e Thaçit me Vuçiç s’i paguajmë ne sepse një popull nuk i nënshtrohet një njeriu. Më 7 dhjetor miratuam në Kuvend, parimin e reciprokitetit me Serbinë. Ishte Thaçi që e kundërshtoi me një kundër rezolutë. Ne e respektojmë këtë parim dhe e pranojmë referundimin e 1992. Mos shihni vetëm tekstin por edhe kontekstin. I ka mashtruar kosovarët për vite me radhë. Duhet të jemi vigjilentë. Ky s’do më takim me Merkel por me Putin. Po e zëvendëson Gjermaninë me Rusinë. Prandaj themi se një popull s’i nënshtrohet një njeriu. Prandaj qytetarët të dalin në protesta duke filluar nga 29 shtatori.
Albin Kurti, kryetar i lëvizjes Vetëvendosje
ALini do shenderrohet ne profesionist Protestues.Jo pse vertet ka ndonje arsye,por i duhet te fshihet pas kerkesave "patriotike" qe te mbahet i "gjalle" ne popull, por jo ne skenen politike.Ketij i dyhet kjo lje,jo pozita politike,sepse ka nga Sorosimjafte mjete per te jetuar ne lux.Prandaj, Kush ka kohe, Vraponi ne protesten e Albinit, ta shpetojme Albinin.
Përgjigju