KORÇË- Autoritet shqiptare në bashkëpunim me autoritetet greke kanë gjetur një zgjidhje për shqiptarët e bllokuar në shtetin fqinj.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se nga pika doganore të Kapshticës, kanë hyrë mesatarisht 70-100 emigrantë nga Greqia drejt vendit tonë, ndonëse janë mbyllur kufijtë, si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.

Gazetarja Gladiola Hoxha bën me dije se pala greke i ka lejuar rikthimin e emigrantëve në Shqipëri dhe më pas policia jonë ka vazhduar me procedurat përkatëse që emigrantët të futen në tokën shqiptare, Këta shtetas udhëtojnë me taksi deri në doganë dhe më pas hyjnë si këmbësorë në shtetin tonë, ku i nënshtrohen kontrollit të imtësishtëm nga shëndeti publik.

Ata e kanë me detyrim që të vetëkarantinohen për 14 ditë, duke qenë se Greqia është një vend i prekur nga COVID-19, në të kundërtën do të gjobiten 700 mijë lekë gjobë.