ATHINE- Zv/kryeministri i Greqisë njëkohësisht ministër i Jashtëm i Greqisë deklaron se parimet e marrëveshjes së nënshkruar me Shqipërinë për paktin detar nuk mund të ndryshohet por mund të shihen disa çështje teknike.

Deklarata e Evangelos Venizelos është bërë dje në një konferencë për shtyp në Athinë.
 
Mediat greke shkruajnë se Venizelos ka theksuar se ”parimet e marrëveshjes së nënshkruar në të kaluarën nuk mund të ndryshohet , por mund të shihen disa çështje teknike  Shqipëria e ka shprehur gatishmërinë e saj për t'u bashkuar me BE-në dhe Athina ka mbështetje për të thirrur , në mënyrë implicite , Tiranën , të nxitojnë për të zgjidhur këtë çështje mbi bazën e praktikave europiane”

Ndërkohë që gazeta shqiptare ne Greqi Tribuna shkruan online se Venizelos ka folur për dy alternativa.“njera alternativë është e drejta ndërkombëtare dhe praktika europiane, të cilën e sugjerojmë dhe shpresojmë ta pranojë pala shqiptare, ndërsa ekziston edhe alternativa e sfidimit të së drejtës ndërkombëtare dhe praktikës europiane”.

Deklarata e Venizelos është bërë pak ditë pas vizitës së tij zyrtare në Shqipëri ndërkohë që në nëntor Tiranën pritet ta vizitojë presidenti grek Papulias.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)