Kufiri detar Kushtetuesja rrëzoi marrëveshjen
Shqipëria dhe Greqia kanë hyrë në një debat mes tyre për shkak të marrëveshjes për kufirin detar, të nënshkruar nga dy ish-ministrat e jashtëm të të dy vendeve, përkatësisht ai shqiptar Lulzim Basha dhe ajo greke Dora Bakojani, në vitin 2009. Por pavarësisht se u firmos me urgjencë nga përfaqësuesit e dy vendeve, ku prezentë ishin dhe dy kryeministrat e asaj kohe Berisha dhe Karamanlis, u miratua në Kuvend po me urgjencë, ishte PS atëherë në opozitë ajo që ankimoi në Kushtetuese duke sjellë dhe rrëzimin me votën unanime të gjithë anëtarëve, të kësaj amrrëveshjeje. Që atëherë debatet kanë vijuar, ku pala greke kërkon zbatimin e marrëveshjes për detin, ndonëse të rrëzuar.
Çështja çame që përplasi dy ministrat e Jashtëm
Gjatë vizitës së fundit të numrit dy të qeverisë greke në Tiranë Venizellos, nuk kaloi pa debate përdorimi i çështjes çame nga ana e ministrit të Jashtëm shqiptar Bushati. Kreu i diplomacisë shqiptare tha se nuk mund të heshtësh para kësaj çështjeje që është në dosjen doplomatike të qeverisë shqiptare për t’u zgjidhur, ndërkohë që kërkohet një angazhim i dyanshëm në mënyrë që ajo të jetë pjesë e axhendës diplomatike të të dy vendeve. Ministri grek refuzoi të pranonte se kishte çështje çame, ndërsa e transformoi atë në çështje pronash për individë, të cilët të drejtën e tyre mund ta gjenin në gjykatën e Strasburgut. Një shmangie kjo që solli dhe angazhimin e përfaqësuesve të çamëve në debat.
Bushati:Të hiqet ligji i Luftës
Gjatë vizitës së fundit të numrit dy të qeverisë greke Venizellos e konferencës së shtypit me ministrin e jashtëm shqiptar Bushati, pati përplasje përsa i përket çështjes së heqjes së ligjit të luftës. Bushati tha se është jashtë çdo lloj normaliteti një ligj i tillë, pasi ai duhet të abrogohet, ndërkohë që Venizellos nuk ka munguar që të nënvizojë faktin se ky ligj është formal dhe se vendimi i qeverisë së Papandreut i vitit 1987 dhe për më tepër nënshkrimi i traktatit të miqësisë Shqipëri-Greqi e bënte të pavlefshëm këtë ligj të miratuar që në vitin 1940. megjithatë debati mes dy ministrave të jashtëm të Shqipërisë dhe të Greqisë nuk kaloi pa jehonë në qarqet politike, për shkak se për herë të parë një kërkesë e tillë artikulohej publikisht nga një zyrtar shqiptar, e për më tepër në takim me numrin dy të qeverisë greke.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com