Kufiri detar në Hagë, Nesho: Nuk është bërë transparencë për diskutimet, mund të humbasim! Nuk është kaluar në etapat e domosdoshme

Teksa kreyministri Rama tha ditën e sotme se zgjidhjen e çështjes së kufirit detar nga Gjykata e Hagës e kërkoi vetë Shqipëria, ish-ambasadori ynë në OKB, Agim Nesho deklaroi se nga vendimi i tyre mund të dalim dhe të humbur.

Në një intervistë për Report Tv ai u shpreh se deri më tani nuk është bërë asnjë transparencë lidhur me diskutimet mes palëve.

"Deri më tani nuk kemi patur asnjë trasparencë se çfarë ishin këto diskutime me palën greke dhe mbyllja e këtyre nuk ishte në favor të palës shqiptare. Njohja në mënyrë të detyrueshme dhe në zbatim të Kushtetutës dhe të kërkesave të Presidentit për tu njohur me bisedimet që janë bërë midis palës shqiptare dhe asaj greke gjë që akoma nuk kanë dhënë rezultat. Kjo tregon se kjo marrëveshje në pamundësi për të marrë ato produkte që ne kërkojmë është bërë në një fshehtësi të plotë që është në dëm të interesave të vendit. Politika e jashtme është vërtetë në ekskluzivitetin e qeverisë në fuqi. Por këto çështje i takon të gjithë institucioneve kryesore të shtetit dhe qytetarëve shqiptarë" - tha Nesho.

Nesho thotë se kjo çështje nuk ka kaluar në etapat e domosdoshme për ta çuar atë në Gjykatën e Hagës. Ai thotë se ky proces kërkon një kohë të gjatë.

"Ajo që është e mirë në këtë, është se pas 8 viteve ne jemi kthyer në një politikë realiste. Politika e jashtme e qeverisë Rama gabimisht bëri një strategji që i disbalancoi të  gjithë lidhjet strategjike të politikës së jashtme të Shqipërisë që për 30 vjet të transicionit politik kishte prioritare. Pas 8 viteve kthehemi në pikën e nisjes. Kjo është për tu përgëzuar. Ne po e shohim politikën tonë në mënyrë më të qartë. Greqia është vendi që strehon mbi 700 mijë emigrantë shqiptarë. Ajo që është e dyshimtë është që çfarë nënkupton kjo marrëveshje. Çështja e kalimit në gjykatën ndërkombëtare është një larje duarsh pasi politika shqiptare duket se nuk arrin një produkt pozitiv për ta trajtuar këtë edhe përpara zgjedhjeve elektorale. Çuarja në gjykatën ndërkombëtare kërkon një kohë të gjatë por është një proces që vendimi i gjykatës e cila është e detyrueshme për palët. Palët bien dakord për atë çështje që i parashtrohet gjykatës dhe ato pyetje presin përgjigje, ndaj unë mendoj që nuk janë kaluar etapat e domosdoshme për të diskutuar këtë çështje të rëndësisë së veçantë që ka për të ardhmen e vendit tonë. Gjykata nuk duhet pritur me entuziazëm. Edhe ekspertët më të mirë botërorë u parashtrojnë të gjithë vendeve pjesëtarë të OKB-së që marrëveshjet që kanë në lidhje me problemet e detit t'i disktuojnë mes tyre pasi janë vetë palët të interesuar për të maksimizuar çdo gjë në mënyrë të drejtë nga një marrëveshje e barabartë. Gjykata në vendimin e saj, mund të marrë një vendim të prerë, por nuk do të thotë se ajo mund të anojë diku. Mund të dalim dhe të humbur" - tha Nesho

Nesho thotë se diskutimet midis vendeve fqinje mbi këto çështje duhet të zgjidhjen mes njëra-tjetrës në mënyrë që të maksimizojnë sa më shumë përfitimet.

"Nuk duhet të paragjykojmë deri në këtë pikë. Gjykata e Hagës është një institucion i rëndësishëm dhe i respektuar, por problemi është se çfarë pyetjesh do i shtrojnë palët. Vetë gjykata duhet të japin arsyetimin në bazë të pyetjeve që i bëjnë palët. Nëse mund të jetë një pyetje a i njihet e drejta Greqisë për 12 milje detare. Sigurisht që gjykata do ta njohë këtë gjë pasi e tillë është pyetja. Një vendim i tillë a është në interesat e Shqipërisë? Nuk mendoj kështu. Një vendim i tillë nuk është në interesat e Shqipërisë. Diskutimet midis vendeve fqinje gjithmonë diskutohen mes delegacioneve të dy vendeve. A është e përgjegjshme qeveria shqiptare për ta çuar direkt pa ditur asnjë diskutim ku janë mosmarrëveshjet midis palëve, çfarë është çështje për të diskutuar që po i drejtohemi Gjykatës Ndërkombëtare?" - tha Nesho.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • GËRDALLA: 22/10/2020 10:36

    PO NESHO GËRDALLA TI KE HALLIN ME LËPI NDONJË KOCK SI QEN BESNIK I KRYEKRIMINELIT MALOKUT SALMUT. PO SALMUTI SKTHEHET MË KURR NË PUSHTET AI ËSHTË GATI PËR REÇ O NESHO PËRÇ WC.

    Përgjigju
  • dibran: 21/10/2020 19:08

    Ti, Nesho, qellimisht dhe si i paskrupull qe je, si nje idiot qellimkeq e dashakeq deri ne ekstrem, mundohesh vetem qe te tregosh se ndoshta dikush te je!!!! JE ASKUSH! CMIREZI E ZEMERKALBUR!!!! Te hodhen si lecke ne nje qoshe dhe kerkon vemendje!!!! Une, i padituri dhe i pa shkolluari po te them ate qe e dine te gjithe: DO TE DUHEN 1 deri 2 JET NEGOCIATA E PERGATITJE, para se te shkojne ne HAGE !!!!! Dakort ,o i shkolluar!!! Hajt! Fshihu diku, sepse askush nuk ta ka ngene! Kelysh i SALISERBKRIMINELTRADHETARIT TE KOMBIT!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mandarinat nga Shqipëria me mbetje pesticidesh kthehen mbrasht nga BE, ja çfarë dihet deri tani, reagon ministria e Bujqësië

Mandarinat nga Shqipëria me mbetje pesticidesh kthehen mbrasht nga BE, ja çfarë dihet deri tani, reagon ministria e Bujqësië