Gjatë ditës së sotme në kufirin shqiptaro-grek, pas një operacioni të zhvilluar në zonën pyjore të Xrisorahit, pranë Janinës, janë sekuestruar 138 kilogramë kanabis e fshehur në 7 çanta dhe e ndarë në disa pako.
/Shqiptarja.com
Gjithashtu nga operacioni është sekuestruar edhe 1 armë zjarri automatike, e llojit “Kallashnikov” me dy krehra me 20 fishekë, si dhe 528 fishekë të kalibrit 7.62mm.
Mësohet se në kuadër të këtij operacioni janë duke vazhduar kontrollet në zonë. Ende nuk është bërë e ditur nëse është ka persona të arrestuar ose të shpallur në kërkim.
Sipas hetimeve të autoriteteve greke,droga dyshohet se ishte nisur nga territori shqiptar.
Redaksia Online
D.T/Shqitparja.com











