Kufiri kritik për rrotacionin, 50% pjesëmarrje

Kufiri kritik për rrotacionin, 50% pjesëmarrje

Kreu i PD-së Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama duke votuar në zgjedhjet e 25 prillit

Në mbrëmjen e 25 prillit, edhe Lulzim Basha edhe Edi Rama bënë nga një deklaratë të shkurtër për mediat. Të parit i shndrinte fytyra nga gëzimi, ndërsa të dytit i sterronte fytyra. Daljet e tyre para mediave vinin fill pas njoftimit të KQZ-së se, nga të dhënat e saj paraprake, rezultonte se pjesëmarrja në votimin kishte qenë pothuaj 50%. Një ogur i mirë ky njoftim për Bashën, dhe i zi për Ramën. Andaj dhe fytyrat e secilit i reflektonin ato ogure…

Me pothuaj 50% pjesëmarrje, i binte që pothuaj 1 milion e 800 mijë shqiptarë të kishin votuar. Duke ditur se PS-ja kishte marrë 765 mijë vota para katër vjetësh dhe duke llogaritur kalimin e disa politikanëve (të PDIU dhe LSI) me influenca lokale në krahun e saj, tavani statistikor për votat socialiste ishte diku tek 800 mijë votat. Pra i binte që rreth 1 milion të kishin votuar për partitë opozitare. Gjë që të kujtonte zgjedhjet e 2013-ës, kur ndodhi dhe rrotacioni i fundit i pushtetit…

Por pasi kutitë u hapën dhe të gjitha votat u numëruan nga numëruesit e PS-së, PD-së dhe LSI-së, rezultoi se vlerësimi paraprak i KQZ-së për pjesëmarrjen kishte qenë dramatikisht gabim. Vetëm 46.3% e votuesve në lista (1.66 milion) kishin marrë pjesë në zgjedhje, e jo 50% (1.8 milion)… Dhe nga votat e vlefshme, pothuaj gjysmën e kishte marrë PS-ja; gjë që i siguroi asaj 74 mandate.

Po të shohim historikun e katër zgjedhjeve të fundit parlamentare (të zhvilluara me sistem rajonal proporcional), vëmë re se vetëm në vitin e rrotacionit të pushtetit (2013), pjesmarrja ka qenë mbi 50%. Në zgjedhjet e tjera (që nuk kanë prodhuar rrotacion) pjesëmarrja ka qenë poshtë 50-përqindëshit (shihni grafikun shoqërues).
Ky historik elektoral duhet të shërbejë si udhërrëfyes për këdo që fiton zgjedhjet brenda PD-së më 13 qershor.

Pa e frymëzuar elektoratin për pjesëmarrje masive në zgjedhjet parlamentare (kurdo që të zhvillohen ato), nuk mund të ketë siguri për rrotacion të pushtetit. Muri elektoral 800 metra i lartë i ndërtuar prej PS-së mund të përmbyset vetëm me një pjesëmarrje më të lartë të popullit opozitar. Asnjë taktikë elektorale apo kombinim koaliocionesh/listash nuk mund të jetë më efikas se sa pjesëmarrja masive e popullit opozitar në zgjedhje…

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen