Kufiri me Malin e Zi, mazhoranca
s'ka votat, shtyhet për në 2017-ën
Po përfundon për këtë vit mbledhja e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për seanca plenare, dhe ratifikimi i demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi do të mbetet për vitin tjetër.
Po përfundon për këtë vit mbledhja e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për seanca plenare, dhe ratifikimi i demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi do të mbetet për vitin tjetër.
Prej 1 shtatorit, kur Qeveria ka kërkuar që të tërhiqej nga rendi i ditës i seancës së asaj dite, ani pse kishte marrë dritë jeshile në Kryesi të Kuvendit, deputetët nuk e kanë pasur më në duar vendimin për kufirin perëndimor të Kosovës. Arsyetimi i atëhershëm i Qeverisë ishte se “nuk është kohë e përshtatshme”. Më vonë, mazhoranca do ta pranonte se nuk i ka votat e mjaftueshme për ta kaluar demarkacionin.
Ratifikimi i demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi, bashkë me rezultatet konkrete në luftën kundër korrupsionit janë dy kushtet e fundit që BE-ja i kishte vënë Kosovës për liberalizim të vizave.
Demarakacioni ka qenë njëra ndër çështjet më të diskutuara në skenën politike në Kosovë. Opozita dhe disa deputetë të shumicës janë të bindur se nga mënyra se si është vijëzuar kufiri mes Kosovës e Malit të Zi, kjo e para humb më shumë se 8 mijë hektarë tokë. Pushteti këtë e ka cilësuar si “kauzë të rrejshme të opozitës”, duke mbetur e bindur se Kosova nuk humb asnjë pëllëmbë tokë nga kjo marrëveshje.
Qeveria sot ka krijuar një komision të ri për matjen e territorit, të cilin po ashtu e ka kundërshtuar opozita.
Marrëveshjen e kufirit për Kosovën e kishin nënshkruar Hashim Thaçi në cilësinë e ministrit të Jashtëm dhe Skënder Hyseni si ministër i Brendshëm.
Diskutime të ashpra po mbahen sonte në Kuvend për murin në Mitrovicë dhe ky do të jetë diskutimi i fundit në Kuvend për këtë vit./
Koha.netRedaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ku po i kaloni pushimet e verës?
-
Në Shqipëri
50.7%
-
Jashtë
18.1%
-
Nuk lëviz
31.2%
Vota total: 744
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Shes menderen për një vizë greke'
7 Gusht, 10:58
-
Mashtronte dhe gjobiste pronarët e dyqaneve nëpërmjet telefonit, arrestohet 21-vjeçari në Gramsh! Për të marrë paratë përdorte të miturin (EMRI)
7 Gusht, 10:52
-
Merr flakë bombola e gazit në një banesë në Pogradec, plagoset 71-vjeçarja! Nga shpërthimi, dritaret e apartamentit përfunduan në rrugë
7 Gusht, 10:49
-
Mijëra policë në gatishmëri në Britaninë e Madhe, protestuesit paralajmërojnë përshkallëzim
7 Gusht, 10:43
-
PD kërkon t’i hiqet mandati Vullnet Sinajt! Reagon deputeti: S’kam përfituar asnjë lek nga buxheti i shtetit
7 Gusht, 10:36
-
Zhupa: PD do dërgojë në Kushtetuese në shtator 10 projektvendimet për ndërtimet në Zonat e Mbrojtura
7 Gusht, 10:27
-
Konispol/ Hodhi babanë nga shkallët pasi i vrau të ëmën, 41-vjeçari: Ishte i dhunshëm me nënën! E shtyva, por s’kisha qëllim ta vrisja
7 Gusht, 10:21
-
VIDEO/ Thomas Strakosha e bën dramë, portieri i shënon gol nga 90 metra
7 Gusht, 10:13
-
Shantazhonin me foto dhe video intime vajza në rrjetet sociale, arrestohen dy vëllezër në Tiranë
7 Gusht, 10:12
-
Spitale nëntokësore në Izrael, gati për të përballuar sulmin
7 Gusht, 10:09
-
Dronët 'Bayraktar' së shpejti në gatishmëri 24/7 edhe për emergjencat, Ministri i Mbrojtjes inspektim në bazën ajrore të Kuçovës
7 Gusht, 09:59
-
Spektakli i rrallë, flamingot “pushtojnë” lagunën e Nartës (FOTO+VIDEO)
7 Gusht, 09:58