Sot është dita e dytë e masave të reja anti-COVID në vendi tonë. Një natë më parë u vu re se kryeqytetasit qëndruan jashtë deri në minutat e fundit të orës së re policore. Por cfarë mendojnë qytetarët për këto masa të reja?
“Nuk janë aq efikase sac duhen. Më herët duhet të ishte vendosur ora policore, për rinin sidomos, të paktë në orën 18:00. Shumë më mirë do të ishte në orën 18:00 sepse rinia të njëjtën gjë do bëj, dilte në orën 20:00, tani del në orën 18:00.
Le të mbyllen edhe në 18:00 edhe në 17:00 po nuk u respektua distanca. Urbanet po vazhdojnë të punojnë, nuk po meret asnjë masë tjetër. O të shtohen autobusat urban ose të mbyllen fare.
Nuk është ora 20:00 ose ora 21:00, duhet në përgjithësi gjithë ambientet ku ka mbi grumbullime njerëzish, duhet të diktohen rregulla të rrepta.
E ule dy orë apo e ngrejte dy orë, nuk është ajo kryesore. Ja kalova unë tek Pazari i Ri aty jashtë duke pirë kafe, pa mask.
Edhe në 20:00 fare në rregull është, dil e e pi e ha deri në 20:00, pastaj në 20:00 ik në shtëpi”-u shprehën disa qytetarë.
Masat-anti covid janë shkelur jo pak herë nga politikanët, të cilët në takimet e tyre mbledhin në ambiente të mbyllura më tepër se 10 qytetar, numri i lejuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.
“Ata na diktojnë neve, ata që nuk zbatojnë rregullat, dhe i imitojmë ne ata, nuk është e drejtë, ti vet nuk je aty ku duhet me qenë si duhet të jem unë, unë jam imituesi jot.
Të ndëshkohen njëlloj si gjithë të tjerët, nuk ka rrugë tjetër, vet e kanë bërë ligjin, vet të ndëshkojnë veten.
Nuk duhet me u marr, politikanët janë gënjeshtar të gjithë”-thanë disa qytetarë.
Masat e reja erdhën si pasojë e rritjes së rasteve me COVID, prekja e moshave të reja dhe dyshimet për praninë e mutacioneve të virusit në vend.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.7%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
73.9%
Vota total: 180
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Të 'pagdhendur' në rrugë, Qibini për Report Tv: Shoferët s’kanë edukatë për rregullat e qarkullimit, pezullim patente për ata që tejkalojnë shpejtësinë
13 Janar, 16:20
-
As 'dendja' me gjoba nuk i edukoi! 2318 shoferë të rrezikshëm përsëritës në shkelje: Shpejt, me celularë në timon e pa rrip
13 Janar, 15:36
-
Të ‘pagdhendur’ në rrugë! Shoferët mbi gjysmë milioni gjoba në vit, shkeljet më të rënda të 2024-ës: Kryesojnë gjobat për shpejtësi, rrip sigurimi e celularë
11 Janar, 16:23
-
Shqipëria e ndalon, Venezuela e gjobit me 10 mld USD TikTok-un
31 Dhjetor 2024, 08:07
-
Aksidentet rrugore, eksperti: Një nga arsyet pse ndodhin, mungesa e kulturës rrugore! Rrugët nuk mirëmbahen, tapeti i asfaltit ndërrohet vetëm kur ka gropa
13 Dhjetor 2024, 14:40
-
Durrës/ Tentuan të korruptonin efektivët e Rrugores për t'i shpëtuar ndëshkimit, në pranga 2 shoferët! (VIDEO)
9 Dhjetor 2024, 15:05
-
Gjoba deri në 100 mijë lekë, me shpejtësi deri në 120 km/h! Policia rrugore ndëshkon 589 shoferë në të gjithë vendin
9 Dhjetor 2024, 14:21
-
Mbi 12 mijë gjoba gjatë një jave, Rrugorja e Tiranës bën bilancin: 9 mijë për qëndrim të gabuar! 25 arrestime, ndalime dhe procedime
9 Dhjetor 2024, 11:18
-
Policia ‘blindon’ Lezhën, kontrolle për mjetet me xhama të zinj e ato të blinduara! Në një javë rreth 860 gjoba
3 Dhjetor 2024, 08:54
-
Vlorë/ Përdorues të telefonit dhe të dehur në timon, policia 'ndëshkon' shoferët, gjoba deri në 400 mijë lekë! 1 person në pranga
24 Nëntor 2024, 10:57
-
Shpejtësi tej normave dhe celular në timon! Rrugorja bën bilancin javor: Mbi 11 mijë gjoba! 27 arrestime dhe procedime penale
3 Nëntor 2024, 15:18
-
Gjobitën makinat me targa të huaja në Rrugën e Kombit e lekët i futën në xhep, arrestohet polici në kërkim, 22 efektivë në hetim
28 Tetor 2024, 10:09
po ca do hani po u mbyllet me para kte timin do hani
Përgjigju