Kufizimi i qarkullimit të makinave sipas targave/ Athina e bën prej 35 vjetësh, është dhe një nga kërkesat e BE për klimën dhe karbonizimin

Kufizimi i qarkullimit të makinave sipas targave/ Athina e bën prej 35 vjetësh, është dhe një nga kërkesat e BE për klimën dhe karbonizimin

Trafik i makinave

TIRANË - Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi se aplikimi i kufizimit të qarkullimit të makinave sipas numrave të targave është një praktikë e ndjekur me sukses në disa vende europiane.

Ajo veçoi Athinën si shembull, ku ky rregull zbatohet prej 35 vitesh dhe ka dhënë rezultate të dukshme, duke ulur trafikun deri në 50%.

Është një plan për klimën që e kemi në fuqi që prej viti 2021, jo e kemi vetëm në fuqi, por edhe e kemi aplikuar. Gjatë muajit gusht ne krijuam fasha orare për mjetet e tonazhit të rëndë nga fundjava duke nisur nga e  premtja deri të hënën në mëngjes. E kemi hedhur për konsultim duke shtuar disa elementë të tjerë lidhur me kërkesat e BE për klimën dhe karbonizimin.

Praktikë e ndjekur nga kryeqytetet evropiane, Athina prej 35 vitesh ka qarkullim të makinave sipas numrave të targave duke e ulur lëvizjen e automjeteve me 50%, një ditë ata me targa çift, një ditë ata me targa tek. Nuk ka ligj që do të detyrojnë drejtuesit, është plan kombëtar për klimën dhe energjinë., tha Balluku.

Deklarata u bë në një konferencë për mediat të zhvilluar në ambientet e OSHEE-së ku së bashku me kryeministrin Rama u prezantua vendimi për uljen e çmimit të energjisë elektrike në 8.5 lekë për konsumatorët deri në 700 kë duke filluar nga 1 shkurti 2025.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elvis: 08/01/2025 18:19

    Pse nuk i marrim shembull vendet europiane amdej nga duhet si psh pagat, shëndetësia , kontrolli i cilësisë së ushqimit, siguria e jetës, e drejta ligjore etj. po duhet ta marrim andej nga na vret më shumë. Jam dakord me parafolësit që Greqia etj kanë shërbim publik të shpejtë dhe efikas kurse këtu për faqe të zezë. Madje dhe rrugët me pagesë të bëheshin nga fillimi duke e lënë rrugën e vjetër të paprekur po jo duke prishur atë në përdorim e duke i detyruar njerëzit të kalojnë me pagesë duke na detyruar e hequr mumdësinë e zgjedhjes. Nëse dubet cilësi e ajrit shikoni cilësinë e karburantit. Mbjelljen e pemëve e jo masakrat e pyjeve. Po gjejnë justifikime të kota sikur makinat e vjetra ndosin më tepër apo shkaktojnë aksidente më shumë. Fakt diskriminues kur kolaudimin e kalojnë të gjithë. E vërteta është që dubet të heqim shumë plehra nga politika nga të gjitha krahët , nga gjykatat etj.

    Përgjigju
  • Cimi: 08/01/2025 15:56

    Po dakord e ben athina por ka transport te shpejt metro dhe tren elektrik dhe ske nevoje ta maresh makinen.Ne tirane po te hipesh me urbanet e tiranes eshte skandaloze dhe as nuk hipen dot se behesh sallate me njerezit.te pakten ngritet duart lart qe se zgjidhni dot eshte me e ndershme.te paafte

    Përgjigju
  • Vangjushi: 08/01/2025 15:25

    ky plani i uljes se emisioneve nuk behet kur te vjen veza ne fundshpine- Greqia dhe mund ta beje por ka transport publik shume dimensional, trena, metro, tram, autobuse. fjale vjen, une qe punoj ne autosrdade tirane-durres km 7 me cfare te shkoj ne pune ne 3 dite te javes? po ne aeroport me cfare do shkoje njerezia me taksi? pra 1 lek ulet energjia dhe rritet me 100% shpenzimet e transportit. as harrova- pensionistet udhetojne falas me urban

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë – Pogradec/ Përplasen dy makina, një i vdekur (VIDEO)

Aksident i rëndë në Korçë – Pogradec/ Përplasen dy makina, një i vdekur (VIDEO)