Kufizohet lëvizja e qytetarëve gjatë javës dhe ndalohet gjatë fundjavës, Turqia merr masa të reja antiCOVID

Kufizohet lëvizja e qytetarëve gjatë javës dhe ndalohet gjatë fundjavës, Turqia merr masa të reja antiCOVID

Foto ilustruese

TURQIA- Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka paralajmëruar ditën e djeshme marrjen e masave të reja antiCOVID për shkak të shtimit të rasteve me koronavirus në vend, duke zgjatur orën policore gjatë ditëve të javës dhe duke ndaluar qarkullimin plotësisht gjatë fundjavës.

Pas mbledhjes së Qeverisë, Erdogan tha se ora policore nga sot do të zgjasë nga 21:00 deri më 5:00 – gjatë çdo dite punë, kurse në fundjavë ndalimi i lëvizjes do të hyjë në fuqi nga e premtja në ora 21:00 deri në të hënën në ora 5:00.

Do të përjashtohen nga masat e fundjavës dyqanet me artikuj ushqimor dhe depot që furnizojnë dyqanet të cilat do të qëndrojnë të hapura nga ora 10:00-17:00 dhe do të lejohen vetëm personat nga mosha 20-65 vjeç që të dalin për këto arsye.

Udhëtimet ndërqytetëse do të jenë gjithashtu të ndaluara me përjashtim të rasteve shëndetësore, kryerjen e provimeve të shtetit, apo kthimin në vendbanim pas përfundimit të shërbimit ushtarak.

Ditën e djeshme në Turqi janë raportuar 31.219 raste të reja me COVID-19 dhe 188 viktima, pra masat kufizuese dhe ndaluese janë të domosdoshme për mbajtjen e situatës nën kontroll dhe stabilitetin e situatës.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën