ATHINE-Policia dhe autoritetet greke janë vendosur në alarm mëngjesin e sotëm pas një telefonate kërcënuese për bombë në parlament.

Sipas medieve greke, një person ka telefonuar në redaksinë e Zougla.gr duke paralajmëruar se bomba ishte vendosur “Në parlament dhe se do të kishte viktima”.

Ekspertët kanë rrethuar zonën dhe nisur hetimet nëse alarmi është i vërtetë apo fals.