Vera është stina kur të gjithë njerëzit çlirohen nga rrobat e tepërta dhe i gëzohen ngrohtësisë duke u bërë më të shkujdesur ndaj rreziqeveshëndetësore që ju kanosen.
Më poshtë do tju listojmë disa nga rreziqet shëndetësore që ju kanosen gjatë stinës më të bukur të vitit.
Dehidratimi
Mospirja e ujit të mjaftueshëm do t`ju dehidratonte ose do të rriste rrezikun për gurë në veshka.
Nuk është e thënë që sasia e ujit që duhet konsumuar është fikse për të gjithë, kjo varet nga aktiviteti fizik, nga organizmi dhe ushqimi.
Dehidratimi i bën njerëzit të ndihen të dobët, të lodhur dhe mund të rrezikojë shëndetin mendor.
Goditja nga nxehtësia
Nëse trupi mbinxehet shkakton dëme në veshka, muskuj, zemër dhe tru.
Konsumimi i alkoolit do ta bënte më të vështirë rregullimin e temperaturës.
Kujdes me orët e pikut të vapës, qëndroni largë rrezeve të diellit.
Aksidentet automobilistike
Zakonisht aksidentet në verë janë më fatale, pasi të rinjtë mbarojnë shkollën dhe nisin të ngasin makinën, konsumojnë më tepër alkool dhe kanë më tepër adrenalinë.
Mushkonjat dhe sëmnudjet e trasmetueshme
Mushkonjat mund të përhapin sëmundje të ndryshme si Malaria, Zika etj, dhe janë përgjegjëse për vdekjen e 800 mijë njerëzve çdo vit, duke u cilësuar si kafshët më të rrezikshme në planet.
Djegiet nga dielli, faktor për kancerin e lëkurës
Përpos dhimbjeve që shkaktojnë, ato mund të jenë edhe më të rrezikshme se kaq, pasi kanceri i lëkurës shkaktohet më së shumti nga rrezet ultraviolet.
Mbytjet
Ditët e fundit, rastet kanë qenë të shpeshta në Shqipëri.
Kujdes nga uji, sidomos kur keni pirë pak dhe kujdes me fëmijët.
Helmimi nga ushqimi
Kujdes kur e përgatisni ushqimin dhe kur e mbani për më vonë, pasi bakteret lulëzojnë në verë.
Kujdes nga ushqimi i lënë jashtë frigoriferit, dhe nga duart e palara.
Pickimi i bletës
Ka disa njerëz që ju bën reaksion pickimi i bletës dhe kjo mund tju shkaktojë vdekje të shpejtë, në pak minuta.
Pishinat janë inkubatorë bakteresh dhe virusesh
Për shkak se shpesh neglizhohet me dezifenktimin e pishinave, prania e baktereve dhe viruseve rritet shumë shpejt.
Plagë të hapura, ekzema ose urinimi në pishina mund të jenë një rrezik si për njerëzit që I kanë të pranishme por edhe nga njerëzit e shëndetshëm.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com