Kujdes, klounët nëpër rrrugë,
e nuk është aspak për të qeshu

Kujdes, klounët nëpër rrrugë,<br />e nuk është aspak për të qeshu
Klounët nëpër rrugë, por nuk ka asgjë për të qeshur. Persona të veshur si kloun dalin nëpër rrugën e Amerikës, Britanisë e ndoshta edhe në vende të tjera europiane. Por askush nuk qesh, nuk është cirk. Fëmijët qajnë,njerëzit largohen  e policia është në alarm.

Klounët horror, të veshur, të transformuar  duan të bëjën keq, të të gjuajnë, të të vjedhin ndoshta edhe të të vrasin. Kjo tendencë e frikshme është shndrruar në nëj modë të frikshme në SHBA, atje ku lindi.
 
Klounët dhe sjelljet e tyrë  janë shndërruar në kryefjalën e rrjeteve sociale, në shkolla e jo vetëm. 

Policia çdo ditë e më shumë merr denoncime se klounë të armatosur janë përpara shtëpive, apo se një kloun ndjek dikë. Shpesh herë zbulohet një thikë plastike por kaq mjafton që të përhapet nje psikozë kolektive. 

Edhe agjentët konfirmojnë rastet e klounëve. Por kush është mbrapa maskave? Askush nuk e di, të gjithë dyshohen. Klounët e frikshëm janë shpesh herë prezent nëpër filma horror.

Në SHBA klounët profesionistë kanë organizuar edhe një marshim për të mbrojtur punën e tyre,ku  duhet të mbizotërojë buzëqeshja dhe jo frika.

Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011