Ambasada Amerikane iu ka kujtuar të gjithë qytetarëve shqiptare se periudha e regjistrimit për Lotarinë Amerikane përfundon më 22 nëntor 2017.

Parmes një postimi në faqen zyrtare në ‘Facebook’, ambasada ka publikuar një video, ku iu bën thirrje ta shohin të gjithë ata qytetarë që do të aplikojnë për Lotarinë. Në video pasqyrohen pesë këshilla kryesore për aplikantët.

"Mos harroni se periudha e regjistrimit për Lotarinë Amerikane përfundon më 22 nëntor 2017, në orën 18:00. Të gjithë ju që do aplikoni, shihni këtë video me pesë këshillat e mia kryesore. Lexoni udhëzimet këtu: https://goo.gl/5SjV6h dhe aplikoni këtu: http://dvlottery.state.gov. Ju urojmë fat!", thuhet në njoftim.

d.c./shqiptarja.com