Kujdes me 'gjarprin'!

Kujdes me 'gjarprin'!

Foto nga video, Safet Gjici duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë

Çfarë prodhoi skandali i Safet Gjicit përtej pasojës ligjore me të cilën do të përballen protagonistët e angazhuar në skenën e papërshtatshme me natyrë seksuale në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Kukësit?!

1) Një njollë të madhe dyshimi, se zyrat e institucioneve publike e shtetërore, përdoren si dhoma haremi nga titullarët. Ato që fliten lart e poshtë në publik tani kanë një mbështetje faktike.

2) Perceptimin se një grua apo vajzë që futet në një zyrë titullari dhe qëndron vetëm për vetëm për një kohë të caktuar po kryen një veprim të papërshtatshëm dhe pse në realitet ndoshta jo. Rritet masa e dyshimit.

3) Të gjithë titullarët dhe drejtuesit e institucioneve do të shihen me paragjykim për çdo formë komunikimi të tyre ndaj vartëseve apo personave të tjerë që kontaktojnë me ta individualisht e kjo mund të shndërrohet në një mënyrë abuzimi me pretendime e denoncime të rreme për qëllime abuzive.

4) Nëse në rastin Gjici provohet se vajza është infiltruar për të futur në kurth kryebashkiakun, për arsye shantazhi, atëherë ndodhemi para një skeme e metode të rrezikshme të pengmarrjes vendimmarrëse të institucioneve nga grupe interesi ose grupe kriminale që synojnë gjobëvënie ose interesa të tjera të karakterit përfitues përmes imponimit.

5) Drejtësia duhet të hetojë thellë, drejt dhe shpejt rastin i cili duket se ka jo një protagonist të zënë në flagrancë në shkelje të ligjit. Përveç ish kryebashkiakut të Kukësit që ka shkelur kodin etik dhe instructional duke rënë pre e dobësisë dhe mospërmbajtjes seksuale, ka gjasë që në procedim penal të futet edhe vajza e përfshirë në marrëdhënien e papërshtatshme me Safet Gjicin, nëse është ajo organizatore ose zbatuese e planit për të futur në kurth kryebashkiakun për qëllime të paligjshme apo të dyshimta si të tilla.

6) Rasti i shfaqur publikisht në këtë marrëdhënie të papërshtatshme do të bëjë që shumë drejtues institucionesh që janë korrekt, të futen në paranoja dhe kompletohen gjatë ushtrimit të detyrës, për shkak rrethanash rastësore, që jo domosdoshmërisht janë të ngjashme si në rastin e kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici.

7) E vetmja pasojë pozitive është fakti se tani çdo burrë a djalë në detyrë bën mirë të jetë i përmbajtur në maksimum përballë çdo joshjeje që mund t’i shfaqet në ambiente apo zyra publike. Donzhuanëve të zyrave të shtetit tani do iu duhet të mbajnë gjarprin në kafaz, nëse nuk duan të përfundojnë dhe vetë në një kafaz prej hekuri, jo thjesht pantallonash ku mbajnë “gjarprin” e tyre!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Shtëpia e Bardhë: Rënia e Aleppos, shkak i varësisë së Assad nga Rusia e Irani

Shtëpia e Bardhë: Rënia e Aleppos, shkak i varësisë së Assad nga Rusia e Irani