Kujdes me pijen! Do të përfundoni
me një tatuazh qesharak në fytyrë

Kujdes me pijen! Do të përfundoni<br />me një tatuazh qesharak në fytyrë
Konsumimi i alkoolit me tepri dihet botërisht që mund të sjellë një sërë pasojash negative, jo vetëm në shëndet, por edhe në..tru?! Ky zotëri nga Swansea, Uells është zgjuar nga gjumi pas një nate të gjatë me alkool, jo vetëm me dhimbje koke, por edhe me një palë syze të reja "RayBan"...tatuazh.

Ai shkoi të lajë fytyrën në mëngjes dhe vuri re se një palë syze të vizatura shumë keq në sy. Fillimisht burri, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, mendoi se pasi të pastrojë fytyrën syzet do të ikin, por nuk ndodhi ashtu pasi ato ishin bërë tatuazh.

Kështu, 50-­vjeçarit i duhet të jetojë me një palë syze të skalitura përjetësisht në fytyrën e tij. Ai kishte qenë i dehur në momentin kur i është bërë tatuazhi dhe nuk mban mend asgjë.

“Nuk më kujtohet asgjë nga ajo natë, por kur u zgjova nga gjumi në mëngjes pashë reflektimin tim në pasqyrë dhe çuditërisht kisha të vizatuara një palë syze në fytyrë. Mendova se do të ishte bojë dhe mund të hiqej lehtësisht por nuk ishte kështu. Më kishin bërë tatuazh dhe unë nuk mund ti hiqja më”­, u shpreh viktima e alkoolit.

Edhe pse pas trajtimit me laser pjesa më e madhe është larguar nga fytyra, atij i kanë ngelur ende disa shenja. 
tatuazh
tatuazh
tatuazh
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos