Kujdes me produktet e rrugës
paralajmëron specialistja e ISHP

Kujdes me produktet e rrugës<br />paralajmëron specialistja e ISHP
TIRANE - Siguria e produkteve që shiten në rrugë nuk ekziston pasi ato tregtohen jashtë kushteve higjienike. Produktet e rrugës mund të përmbajnë mikrobe të krijuar nga mungesa e higjienës dhe të dëmtojnë shëndetin e konsumatorit.

Në sezonin e verës rrezikshmëria nga këto produkte është më e lartë. Specialistja e departamentit të sigurisë ushqimore në Institutin e Shëndetit Publik Lindita Molla shprehet se konsumatori duhet tu drejtohet dyqaneve për të blerë produkte të ndryshme “Unë do të këshilloja për konsumatorët sidomos gjatë verës blerjen nëpër dyqane.

Rekomandohet blerja nëpër dyqane sepse dyqanet janë ambiente në të cilat produktet mund të ruhen në kushte të përshtashme dhe këto produkte nuk janë të ekspozuara ndaj temperaturave të larta. Nëqoftëse e lëmë në temperaturë të lartë vihen re të gjitha shenjat e degradimit të produktit ushqimor.

Në momentin që ne e kemi të ruajtur atëherë ruhet dhe cilësia e produktit ushqimor. Produktet në rrugë kanë ekspozim ndaj temperaturave dhe shpesh përdoren ambalazhe të cilat janë të ripërdorura”.

Sipas Mollës problematikat nga produktet e shitura në rrugë janë të shumta “Diare për shkak të ineglizhencës me higjenën personale, ineglizhencë me higjenën e ambientit ku tregtohet produkti ushqimor.

Rastet më problem nga produktet ushqimore janë shpesh herë të padeklaruara, pasi njerëzit trajtohen nëpër urgjenca” thotë Molla. Sipas saj numri i personave që kanë probleme me ushqimet është më i lartë në periudhën e verës “Kryesisht numri i rasteve rritet gjatë sezonit të verës si rezultat i ndryshimit të kushteve atmosferike.

Zakonisht në këtë periudhë preken më shumë moshat fëminore”. Specialistja thotë se probleme mund të vijnë dhe nga produktet e marketit, por duhet bërë kujdes dhe të shikohet data e skadencës.

“Konsumatori nuk duhet te blejë në rrugë aty ku kalojnë ujrat dhe bëhet shkarkimi i ujrave. Asnjë person nuk duhet të blejë aty pavarsisht çmimit që ka. Blerësi duhet të dijë të zgjedhë”, përfundon ajo.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 23.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Bomba ruse mbi jetimoren në Sumy, edhe 2 fëmijë të plagosur! Moska avancon në rajonet e Donetskut, Kievi i përgjigjet

Bomba ruse mbi jetimoren në Sumy, edhe 2 fëmijë të plagosur! Moska avancon në rajonet e Donetskut, Kievi i përgjigjet