Prej ditës së premte vendi ynë u godit nga stuhia ‘Ciaran’ duke lënë pas dëme të konsiderueshme në Tiranë dhe disa qarqe të tjera të vendit. Shiu dhe breshëri i dendur shkaktuan edhe aksidente me vdekje.
Në këto situata të pazakonta, kujdesi nis para drejtimit të makinës dhe shoferi duhet të jetë vigjilent të sigurohet se pjesët e automjetetit janë në gjendje të mirë pune. Dritat, fshirëset e xhamave dhe gomat janë më kryesoret.
Këshillon që në kushtet e motit të lagësht duhet ecur “më ngadalë se zakonisht”, pasi për shkak të pranisë së ujit në rrugë, koha e reagimit të automjetit është më e ngadaltë.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Distanca e sigurt mes makinave është gjithashtu me rëndësi të veçantë. Kjo pasi frenimi i makinës në rrugët me shi është i vështirë. Prandaj këshillohet shmangia e frenimit të rëndë dhe ngadalësimi gradual i shpejtësisë.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)