Kujdes nga ata që kërkojnë para
për operacione! Pranga mashtruesit

Kujdes nga ata që kërkojnë para<br />për operacione! Pranga mashtruesit
KOSOVË- Shpesh herë mund të jemi ndeshur në rrugë me persona që kërkojnë ndihmë financiare pasi një i afërm i tyre duhet të kryej një operacion shumë të shtrenjë.

Disa persona e shfrytëzojnë këtë për të përfituar para për nevoja personale. Një rast i tillë ka ndodhur dhe në Kosovë, ku në pranga ka rënë një 29- vjeçar.

29- vjeçari është arrestuar pasi ka shfrytëzuar sëmundjen e rëndë të një fëmije që nuk ekziston për të përfituar para nga qytetarët.

Djaloshi me inicialet Y.SH. ka postuar dhe ka shpërndarë nëpër media e rrjete sociale dhe gazeta ditore kërkesën për ndihmë financiare nga qytetarët, për shërim jashtë vendit të një fëmije joekzistent për shkak të sëmundjes së tumorit në tru, operacion i cili kushton në vlerë prej 200 mijë euro.

Për këtë arsye i riu kishte hapur një llogari bankare në një bankë.

Shumë qytetarë janë treguar të zemërgjerë dhe kanë dhuruar para në këtë llogari që janë tërhequr menjëherë nga 29-vjeçari.

Gjatë marrjes në pyetje nga policia djaloshi nga Kosova e ka pranuar krimin.


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim grupin me 11 persona, mes tyre Erzen Breçani e Dedan Gjoni

SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim grupin me 11 persona, mes tyre Erzen Breçani e Dedan Gjoni