Kujdes nga infeksionet. 10 sendet
që nuk duhet ti ndani me askënd 

Kujdes nga infeksionet. 10 sendet<br />që nuk duhet ti ndani me askënd 
Kujdes kur ndani sendet personale me persona të tjerë. 

Sado të pastër jeni ju apo personi me të cilin mund të ndani sendet personale, sërish jeni të prirur të merrni sëmundje të ndryshme pasi bakteret ndikojnë në mënyra të ndryshme në organizma të ndryshëm. 

Mos i lini pa lexuar se cilat janë sendet që ju rrezikojnë të merrni sëmundje infektive nëse i ndani me dikë tjetër. 

Furça e dhëmbëve
Përdorimi i furçës së dhëmbëve me dikë tjetër mund të jetë mjaftë i rrezikshëm edhe nëse ju e pastroni
atë çdo her pasi që t’a keni përdorur.
Nëse ju e ndani atë me dikë tjetër bakteriet mund të barten, duke krijuar sëmundje të ndryshme,
duke filluar nga skuqje e mishit të dhëmbëve e deri tek sëmundjet tjera në organizëm.

Zbutësi i buzëve
Një prej pjesëve më të ndjeshme të trupit tonë janë buzët. Nën cipën e hollë është një rrjetë kapilarësh që absorbon çdo gjë që mer buza. Nëse përdorni balsamin e dikujt tjetër, ju keni gjasa që të
fitoni herpes ose irritim të buzëve.
 
Pasta e dhëmbëve
Ekziston mundësia e të fituarit infeksion nëse qimet e furçës tuaj prekin grykën e paketimit të pastës.
Në pastë mund të strehohen bakterie dhe më pas ato mund të ngjiten në furçën tuaj. Kështu që, nëse
përdorni pastën e dikujt tjetër, sigurohuni që furça juaj të mos prek grykën e pastës, ose thjesht
hiqni një pjesë të pastës para së të mbyllni kapakun.
 
Pincetat
Në fakt nëse pincetat janë të pastra, shanset për të fituar diçka të çuditshme janë të pakta, por në rast se pinceta e juaj është e pa pastruar dhe nëse ajo përdoret për të hequr një qime nën lëkurë shumë lehtë do të merrni infeksione në gjak.
Raste të tilla janë shumë të rralla, por ta keni parasysh se përdorimi i pincetave të infektuara mund t’ ju
vërë në rrezik për tu infektuar me hepatit ose HIV.
 
Brisku për rroje
Zakonisht, njerëzit gjatë rruarjes priten, sigurishtë që jo me qëllim, por kjo mund të shkaktojë
infeksion të gjakut nëse ju përdorni briskun që më parë ka pasur gjak të huaj.
 
Prersja e thonjve
Prersja e thonjve është vendi i preferuar i bakterieve. Përmes preparateve për manikyrit shumë lehtë mund të transferohen sëmundjet kërpudhore të lëkurës, si dhe disa lloje të HPV që shkaktojnë lythat në shputa.
 
Peshqiri
Erë e çuditshme? Në fakt janë bakterie, mikrobe dhe kërpudha.
Peshqirat janë një terren ushqyes ideal për bakteriet, sidomos nëse rrijnë te varrur në banjo të lagësht. Peshqirët mund të shkaktojnë infeksione kërpudhore në lëkurë, bakterie që shkaktojnë akne, madje edhe sy të skuqur.
Kështu që, përveç që ta mbani peshqirin vetëm për veten tuaj, ju duhet të siguroheni që ta lani atë pasi
të keni përdorur më së shumti 4 herë dhe ta keni tharë mirë.
 
Deodoranti
Nuk do të ishte ide e mirë po të përdornit një rollon që paraprakisht është përdorur nga dikush tjetër.
Rollonët e ndotur mund të shkaktojnë infeksione të ndryshme përmes mikrobeve që mbesin në të.
 
Sapuni
Sipërfaqja e tij është gjithnjë e mbuluar me organizma të personit të fundit i cili e ka përdorur atë.
Sapuni është një bartës sëmundjesh edhe nëse është sapun antibakterial, prapë se prapë, nuk është
shkatërrues i bakterieve siç është alkooli. Më i rrezikshëm është kur qëndron në ujë. Lëngjet ndihmojnë
sëmundjet kërpudhore dhe viruset për riprodhim më të lehtë.
 
Kufjet
Kufjet përmbajnë shumë bakterie nga veshët dhe të përdorësh kufjet e dikujt është njëlloj si ti ofrosh veshit tuaj një fabrikë bakteriesh.
Ju mund të përballeni me infeksione, dhembje dhe puçrra, kështu që, herën tjetër pasi të ndani kufjet me dikë tjetër, mos harroni ti pastroni.

Redaksia Online
Er.K./Shqiptarja.co

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv