KUJDES! Në autobus ka një maniak seksual - 'Trakti' në të gjitha stacionet në Tiranë

KUJDES! Në autobus ka një maniak seksual - 'Trakti' në të gjitha stacionet në Tiranë

Një fletëthirrje është vendosur në formën e një trakti pothuajse në çdo stacion autobusi në kryeqytet, duke ngritur edhe një herë shqetësimin se rastet e ngacmimeve seksuale në zona tepër të populluara sa vijnë e rriten.

autobus manjak.jpg" style="height:596px; width:780px" />

Ndonëse ngelen nën enigmë personat që kanë vendosur këtë mbishkrimin, ku shpjegon edhe karakteristikat e burrit rreth të 40-ve, Report Tv mëson se në asnjë nga komisariatet e Tiranës nuk është paraqitur ndonjë denoncim i tillë, apo të ketë nisur një hetim konkret për identifikuar abuzuesin.

Edhe pse ky fenomen është tepër i rëndë, qytetarët sërish stepen ë japin mendimin e tyre.

“Nuk kam parë asnjë veprim të tillë. Rastet janë vërtet tepër shqetësuese. Duhen denoncuar”, shprehet një udhëtare.

Nga ana tjetër, përfaqësues të operatorëve të transportit urban shprehen nën zë se kjo fletëthirrje është vënë nga persona që synojnë të prishin imazhin e kompanisë.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase