Kujdesi intim, masa të thjeshta
për një higjienë të përkrye

Kujdesi intim, masa të thjeshta <br />për një higjienë të përkrye
1- Sapunët e rëndomtë dhe xhelet për dush nuk janë të përshtatshëm për larjen e pjesëve intime. Pjesa më e madhe e sapunëve dhe solucioneve janë për qëllim të mirëmbajtjes së vlerës natyrale të pH-it të lëkurës e cila është 5,5. Por pH-i normal i vaginës së shëndetshme është rreth 3,8 deri në 4,5. Përdorimi i sapunëve të zakonshëm mund të ndryshojë natyrën e florës vaginale (baktereve “të mirë”), duke favorizuar shumimin e baktereve të dëmshme. Si pasojë e kësaj mund të paraqitet iritim, kruarje, dhimbje, erë e keqe, rrjedhje anormale ose infeksion.

2.Pastrohuni të paktën një herë brenda ditës. Të paktën një herë brenda ditës pastroni krejt pjesët intime me ujë të nxehtë. Rekomandohet që të pastroni pjesët intime pas çdo defekimi që të parandaloni përhapjen e bakterieve në vaginë. Kur të keni menstruacion, pastrohuni dy herë brenda ditës vetëm me ujë të nxehtë

3.Çdo herë përdorni peshqir të butë dhe të thatë. Peshqiri, me të cilin thaheni pas larjes, duhet të jetë e butë dhe e thatë. Ndërrojeni atë në çdo 2-3 ditë dhe përdoreni vetëm ju.

4.Fshihuni përpara-prapa. Pas tualetit, pastrohuni me ujë dhe fshihuni me letër tualeti nga përpara – prapa, nga organi në drejtim të anusit

5.Mbani veshje të brendshme pambuku Veshja e pambukut i mundëson lëkurës të marrë frymë. Në dallim nga pambuku, materialet sintetike parandalojnë qarkullimin e ajrit, e rrisin lagështinë në pjesën intime dhe në këtë mënyrë shkaktojnë ambient ideal për zhvillimin e bakterieve. Çdo herë mbani veshje të brendshme të pambukut, kurse ato “specialet” mbajini vetëm për mbrëmje po speciale. Gjithashtu, është mirë që të shmangni xhinset dhe pantallonat e ngushta.

6.Pastroni pjesët intime para dhe pas aktit seksual. Përveç asaj, është shumë me rëndësi që partneri juaj të mbajë higjienë të mirë intime.

7.Seksi gjatë kohës së menstruacionit sjell rrezik për infeksione. Nëse jeni të prirur për infeksione, shmangni marrdhëniet seksuale deri sa të jeni në përfundim të ciklit.

8.Gjatë kohës së menstruacionit ndërroni pecetat higjienike në çdo 2-4 orë. Mos lejoni që të mbeteni me të njejtën pecetë higjienike me tepër se 4 orë. Në atë këtë rast jo vetëm që nuk do të ndjeheni e freskët, por edhe i jepni hapësirë bakterieve të dëmshme që të shumohen.

9.Përdorni tamponë më rrallë dhe ndërrojini në çdo 2-3 orë. Asnjëherë nuk duhet të flini me tamponë. Tamponët duhet të ndërrohen rregullisht sepse mund të shkaktojnë infeksione. Mos përdorni tamponë nëse keni infeksion.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza