Kujtesë mbi Dulen, shqiptarët e 
greqizuar dhe kasapin e Peshkëpisë

Kujtesë mbi Dulen, shqiptarët e <br />greqizuar dhe kasapin e Peshkëpisë
"Ushtar, çfarë po ndodh aty ? Mbushe armën! » Por, në vend të vartësit të tij ushtar, u përgjigj tjetërkush : Mbushe, mbushe, se bosh e ke. Vetëm pak ditë më parë, e bëra vetë ligjin në parlamentin tuaj për t’ju çarmatosur dhe t’ju zë si minj tani !

Pasi e likujduan fatkeqin ushtar në vendrojë Arsen Gjini, trushpëlarët me ëndërra vorio-epiriote hynë në fjetinën e repartit dhe të gjithë ushtarët i mbështetën pas muri për t’i pushkatuar. Oficeri Fatmir Shehu ndërhyri sërish : « Lerini ata, janë bij nënash dhe përgjegjësi i tyre këtu jam unë. Nëse doni, ja ku jam, më vrisni mua ». Kaq u desh që kanibalët ta ekzekutonin edhe atë.

Këtë ngjarje ma kanë treguar të afërm të dëshmorit Fatmir Shehu, i vrarë në masakrën e 10 prillit 1994 në Peshkëpi të Gjirokastrës. Sipas tyre, e vetmja arsye që ngjarja precepitoi në një masakër ishte ligji i atëhershëm, absurd, për t’i hequr municionet ushtrisë shqiptare. Për ta rikujtuar këtë ngjarje, po risjell një pjesë të një shkrimi timin botuar në vitin 2006, në përvjetorin e 12-të të masakrës.

…sipas notës së protestës të Qeverisë Shqiptare atë mbrëmje thuhej: "Sot, më 10 prill 1994, në orën 02:40 pas mesnate, një komando terroriste greke, e përbërë nga rreth tetë veta, midis të cilëve njëri fliste shqip me theks grek, që ishin armatosur me armë zjarri, me uniformë ushtarake të ushtrisë greke, u fut në territorin shqiptar, në afërsi të fshatit Peshkëpi të rrethit të Gjirokastrës.

Duke u futur në thellësi të territorit shqiptar, rreth 4 km në një qendër stërvitore ushtarake të trupave shqiptare, vrasin në befasi me armë zjarri ushtarin Arsen Llazar Gjini, 20 vjeç, nga fshati Seman i rrethit të Fier.

Pasi vranë ushtarin, hynë në fjetoren e ushtarëve kur këta po flinin dhe hapën zjarr kundër tyre. Nga këto veprime kriminale mbeti i vrarë komandanti i stërvitjes, kapiteni i parë Fatmir Sali Shehu, nga Tepelena dhe banues në Gjirokastër, si dhe u plagosën tre ushtarë. Mbasi kryen këto akte kriminale kundër tërësisë territoriale dhe ushtarakëve tanë, ata thërrisnin: "Këto i kini për Vorio Epirin", si dhe "Mos kujtoni se ne kemi harruar"…

…në deklaratën e qeverisë greke të një dite më pas thuhej: "Qeveria greke u informua e befasuar për ngjarjen e përshkruar në notën shqiptare, si dhe gjithë akuzat që përfshihen dhe drejtohen kundër qeverisë greke. Kjo qeveri nuk ka asnjë informatë dhe është njohur vetëm me akuzat e qeverisë shqiptare, të cilat janë jo të sakta, me tendencë që t’ia lënë fajin palës greke…".

Ditën tjetër, herët në mëngjes, më 11 prill 1994, gazetës "Elefterotipia" i kishte ardhur një faks, ku merrej përsipër autorësia e këtij krimi monstruoz nga një organizatë kriminale dhe terroriste e quajtur "MAVI", që do të thotë "Fronti për Çlirimin e Epirit të Veriut". Ky emër kujton të njëjtën organizatë që ishte krijuar në 1942 dhe kishte synime të qarta për shkëputjen e tërësisë territoriale të Jugut të Shqipërisë dhe bashkëngjitjen me Greqinë.

Shtatë nga autorët e kësaj ngjarjeje u kapën në orët e para të 18 marsit 1995 në rrethinat e fshatit grek Kastani, teksa kishin dështuar në një sulm tjetër ndaj Shqipërisë. Ata ishin Jorgo Anastasulis, 34 vjeç, oficer i ushtrisë greke; Apostolos Karvelas, 26 vjeç, punonjës i policisë greke; Mario Kutullas, 25 vjeç, qytetar shqiptar banues në Athinë, punëtor; Alfred (Fredi) Beleri (Bejleri), 23 vjeç, qytetar shqiptar në Athinë, hidraulik; Jorgo Kristo, 26 vjeç, qytetar shqiptar banues në Athinë; Harallamb Papa, 21 vjeç, qytetar shqiptar banues në Athinë, punëtor; si dhe Jorgo Papa, 30 vjeç, qytetar shqiptar, teknik frigoriferësh.

Pas kontrollit në oborrin e mjekut shqiptar në Athinë Andrea Kokaveshi, u gjetën armët e grabitura në Peshkëpi, si dhe shumë prova të tjera. Por, megjithkëtë, Gjykata e Diktimit të Athinës i liroi këta të gjithë më 21 mars 1996, për mungesë provash, ndërsa shumë grekë i brohorisnin si heronj në rrugët e kryeqytetit, duke bërtitur në kor: "Një-dy-tri, tanket në Shqipëri!", si dhe "Sëpata dhe zjarr, qenve shqiptarë!"

Kjo ngjarje ka mbetur e pashlyer në memorien e shqiptarëve, në vazhdën e mijërave të tjerave, që fqinjët tanë jugorë kanë punuar ndaj nesh historikisht, por me intesitet të dendur dy shekujt e fundit.

Nuk kisha ndërmend t’i rikthehesha kësaj ngjarje, aq më tepër 21 vjet më pas, por ajo që më grishi ishin disa foto të kreut të PBDNJ, Vangjel Dule, njëherësh nënkryetar i Kuvendit Shqiptar, me në sfond flamurin e "Autonomisë së Vorio Epirit", duke prezantuar në Himarë kandidat për kryetar bashkie të partisë së tij Alfred Bejlerin, njërin nga kriminelët e masakrës së Peshkëpisë.

Dhe si për të mos mjaftuar kjo, pozita dhe opozita shqiptare, të zëna me fushatën marramendëse, kalojnë gjasme pa vënë re se shtypi ka ditë që po publikon foto të së shkuarës së afërt të Vangjel Dules. Duke nisur që nga fillesat e tij si dhjak dhe përkthyes i hirësisë, e deri tek kjo foto me priftin Sebastanos, i njohur ndryshe si makina e propagandës antishqiptare dhe një nga organizatorët e masakrës së Peshkëpisë.

Dhe, për ta mbyllur këtë shkrim, po citoj një status në rrjetin social të një kolegu gazetar: "Janë ca të vërteta që duhen thënë, pa e marrë dreqi njëherë e mirë këtë vend. Ky në foto është Vangjel Dule, nënkryetar i Kuvendit të RSH. E ka nisur mbarë fushatën me flamurin e Vorio-Epirit, që shpreh dhe aneksimin e Himarës.

Dy porosi kam unë, që për disa këtu jam më i vogël dhe për disa më i madh. E para, për çështjen e Atdheut, identitetit kombëtar dhe gjuhës mos bëni kompromise, as me politikën, as me vendin e punës e as me bukën e gojës, se do të na mallkojnë brezat. E dyta, ne jemi turpi i vetes dhe, po e them me bindje, se po të pyesim një ndërkombëtar a është normale që mënkryetari i Kuvendit të shfaqet në këto simbole, do të na pështyjë në surrat!"
dule
















Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 22 Prill 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Shefi i ushtrisë izraelite thotë se Izraeli do t’i përgjigjet sulmit të Iranit

Shefi i ushtrisë izraelite thotë se Izraeli do t’i përgjigjet sulmit të Iranit