Gjuzi 'kërcënon' KQZ-në: Kjo është maskaradë, më regjistroni ose nesër dal në protestë

Gjuzi 'kërcënon' KQZ-në: Kjo është maskaradë, më regjistroni ose nesër dal në protestë

Kujtim Gjuzi

Deputeti i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi i kërkoi shpjegime KQZ-së se përse ka refuzuar regjistrimin e kandidatëve të forcës politike që drejton. Gjuzi pretendon se i ka dorëzuar listat brenda afateve duke kërkuar nga KQZ që të rishikojë vendimin, pasi në të kundërt nesër do të dalë në protestë me opozitën.

"Tani del që i paskemi dorëzuar me vonesë kandidatët, por unë do të kërkoja që të mos bllokoni procesin, të rishikoni vendimet. U kam kërkuar zgjatje të afateve, pasi e mbajtët 61 ditë mandatin e partisë Konservatore.

Nëse doni edhe një parti të opozitës që të jetë në protestën e nesërme për këtë maskaradë, i bie që të kemi dëmtime të mëdha si në KQZ ashtu edhe në gjithë këtë proces. PD dhe shumë parti të tjera janë jashtë. Kërkoj që të shtyhet afati për partinë Konservatore, nuk kemi qenë jashtë afateve" tha ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gege K osova: 24/05/2019 15:21

    Gjuzi,Kjo eshte shume e qart dhe thjeshte,subjekt I qe nuk garon ne zgjedhje,mund te kete vezhgues,por asnkund e askurre komisioner.Gjyzi zgjidh vet!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?