Kujtim Gjuzi kërkon mandatin: S’do pres deri në fund të vitit! Sekretari: Na ngeli nëpër korridore çdo ditë

Kujtim Gjuzi kërkon mandatin: S’do pres deri në fund të vitit! Sekretari: Na ngeli nëpër korridore çdo ditë

Kujtim Gjuzi

Kryetari I Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi dhe Sekretari i Përgjithshëm i KQZ-së, Ylli Merkaj kanë debatuar ditën e sotme në mbledhje e Komisionit Qëndror Zgjedhor.

Gjuzi është ankuar se ekspertët e KQZ-së e lënë të presë në hollin e KQZ-së, ndërkohë që është shprehur se kërkon të marrë mandatin e deputetit dhe s’mund të presë procedurat që po zvarriten.

Klement Zguri: Ne jemi zyrtarë të shtetit, takimet të zhvillohen sa herë që ato do kërkohen. Nuk po i hyjë se kush ka qenë rasti konkret.

Illir Merklaj: Unë e shoh çdo ditë zotërinë (Kujtim Gjuzin) nëpër korridoret e KQZ-së.

Tani kemi dhe punë të tjera, s’mund ta presim çdo sekondë dhe t’i japim…

Kujtim Gjuzi: E para unë s’nxitoj për të marrë diçka zoti Sekretar i Përgjithshëm i KQZ.

Nëse vartësit tuaj më thonë na prisni në holl, unë këtë s’mund ta pranoj se jemi në zyrat e shtetit shqiptar.

Kryetari e bëri këshillimin e tij dhe unë e falënderoj këtë.

Unë do vij ditë për ditë në KQZ nëse ka shqetësime për ato që ju thoni për vonesat në listat e kandidatëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë