Kujtim Hoxha: Për mua ishte Zeusi

Kujtim Hoxha: Për mua ishte Zeusi
TIRANË - Nëse do të ishte ndonjë gjë që nuk e çoja ndërmend ishte ky lajm. Nuk doja që të ndodhte kjo, edhe pse e kisha parë që përparimi i profesorit ishte milimetrik shumë i vogël. Kohët e fundit nuk shkoja dot. Doja ta mbaja mend siç ishte ai në jetë. Është një humbje e madhe. Ishte për mua Zeusi i këtij arti. Unë kam një kohë shumë të gjatë. Ai për mua ka qenë dhe mbetet gjeniu i artit koreografik shqiptar. Ai më ka marrë që 13 vjeç në shkollë për të luajtur në skenë në baletin dhe më thoshte më e vështirë për një balerinë nuk është të kërcejë, por të mësojë si të eci në skenë. "Po si more profesor, qenka kështu?", i thosha. Që nga ajo kohe dhe deri në ditët e fundit ka qenë një gjeni në të mësuarit e problemeve dhe sekreteve të skenës. Gjenia e Agronit është njohja e disa llojeve të artit që janë përbërës të baletit si muzika, piktura, letërsia. Kjo ë bëri Agronin të lëvronte balet në të gjitha sistemet. Ai e pati shuam të lehtë ne demokraci të sillte risi, kur të tjerët, nuk mundën se ishin të mbrojtur me një lloj ideologjie. Sa herë e dubloja Agronin si koreograf kisha merak dhe e pyesja: A bëra ndonjë gabim profesor?. "Jo, -thoshte, -faleminderit." Dhe më buzëqeshte."

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ U arrestua nga policia në Shëngjin, momenti kur Noizy dhe grupi i tij dhunojnë brutalisht personazhin e Tik-Tok dhe mikun e tij

VIDEO/ U arrestua nga policia në Shëngjin, momenti kur Noizy dhe grupi i tij dhunojnë brutalisht personazhin e Tik-Tok dhe mikun e tij