Akti normativ i 2010-s, ka prekur të ardhurat e rreth 15.500 ushtarak që marrin pension të parakohshëm. Kështu u shpreh kreu Kujtim Çako, kreu i Aleancës Kombëtare e Ushtarakëve të Shqipërisë gjatë takimit më kreun e Organizatës Europiane të Ushtarakëve(EUROMIL), Emmanuel Jacob. Sipas Kujtim Çakos janë disa nga të drejtat që u janë prekur ish-ushtarakëve sot. Pensioni i ushtarakut nuk llogaritet drejt sipas kritereve ligjore të përcaktuar në status. Janë shkelur kufijtë ligjor të moshës. Vonesë në lidhjen e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Pensioni nuk është lidhur menjëherë me daljen në rezervë, për ushtarakët që plotësojnë kushtet, por pas trajtimit 2 vjeçar me pagesë kalimtare. Nuk është zbatuar pensioni suplementar i pleqërisë” – u shpreh, kreu i Aleancës Kombëtare e Ushtarakëve të Shqipërisë.
/Shqiptarja.com
