Kujtohet në Korçë nobelisti
grek Jorgo Seferis

Kujtohet në Korçë nobelisti <br />grek Jorgo Seferis
KORCE - Është kujtuar nëpërmjet veprës së tij poeti, diplomati dhe fituesi i cmimit Nobel në letërsi në vitin 1963, Jorgo Seferis. Drejtues të konsullatës greke, institucioneve vendore, intelektualë dhe përfaqësues të komunitetit fetar u bënë bashkë në një aktivitet të mbajtur në ndërtesën e ish konsullatës, aty ku nobelisti mes viteve 1935-1937 kaloi një periudhë si konsulli i parë grek në Korçë.

Miqtë dhe dashamirësit risollën në kujtesë në vijë kronologjike gjithçka la pas poeti dhe diplomati. I pranishëm në aktivitet, konsulli grek Ionnis Pediotis konstatoi se vepra e Seferis ka zënë një vend të rëndësishëm në letërsi.

Jorgo Seferis i cili vdiq në shtator 1971 u bë i njohur për lexuesin shqiptar në gjysmën e dytë të shekullit të XX përmes vargjeve dhe frymës lirike. Disa nga shkrimet që la pas poeti dhe nobelisti grek Jorgo Seferis janë vëllimet poetike "Kthesa", "Përallat", "Fletorja e ushtrimeve", poema alegorike "Cisterna", "Tri poemat e fshehta" etj .Ai dha kontribut gjithashtu edhe në fushën e përkthimit duke sjellë në gjuhën greke poezinë e Tomas S.Eliotit.

(da.is/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga