Kujtohet në Prishtinë 90-vjetori i regjisores Xhanfise Keko, 'Koha e Pelikulës' vjen si rrëfim

Kujtohet në Prishtinë 90-vjetori i regjisores Xhanfise Keko, 'Koha e Pelikulës' vjen si rrëfim

Xhanfise Keko me fëmijët gjatë xhirimeve

Filmi dokumentar “Koha e Pelikulës” me regji të Mevlan Shanaj u shfaq në Prishtinë me rastin e 90-vjetorit të lindjes së regjisores shqiptare Xhanfise Keko. Premiera e këtij filmi u dha enjten në Prishtinë nën patronazhin e Ministrisë së Kulturës dhe Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë. Siç u tha, me imazhet e saj Keko ka lënë një vepër të pashlyeshme në kujtesën e shqiptarëve për gjenerata të tëra dhe ka lënë trashëgimi kulturore të vlefshme.

Dokumentari kushtuar Xhanfise Kekos “Koha e pelikulës” është konceptuar si një rrëfim i autores, i mbështetur në librin e saj “Ditët e jetës sime”, kujtime, dhe libri i shkruar nga aktorët e saj të vegjël “Teta Xhano”. I organizuar në skenar nga Natasha Lako, brenda këtij materiali si bazë shërbejnë kujtimet e Xhanos të qëmtuara dhe të lexuara si monolog. Materialet ilustruese të ngarkuara me imazhe, nga arkivi, kronikat, filmat artistikë dhe mjediset kryesore të autores, që nga qyteti i lindjes Gjirokastra, Dardha fshati i Endri Kekos, bashkëshorti.

Pas Premierës së filmit, në fjalën e tij ministri Gashi tha se MKRS-ja dhe Ministria e Kulturës së Shqipërisë çdo vit nënshkruajnë kalendarin e përbashkët kulturor me qëllim të realizimit të aktiviteteve të dakorduara nga të dyja palët: “Unë si ministër i Kulturës jam i përkushtuar që edhe me tej saj të mbështes nisma dhe iniciativa të ndryshme për shënimin e ditëve dhe datave të veçanta, të cilat kanë për qëllim afirmimin e mëtejmë të kombit tonë e të qytetarëve tanë. “Zonja e madhe e filmit shqiptar”, siç quhet me të drejtë, më 4 janar mbushi 90 vjet, ne sot po e festojmë së bashku ditëlindjen e saj pasi e meriton nderimin e Kosovës artistja e madhe që na nderoi e na bëri krenarë të gjithë shqiptarëve”, u shpreh Gashi.

Filmi Tomka dhe shokët e tij i Xhanfise Kekos

Gashi ka rikujtuar një nga një filmat e realizuar nga Keko, si “Kryengritje në pallat”, “Mimoza llastica”, “Qyteti më i ri në botë”, “Beni ecën vetë”, “Tingujt e luftës”, “Tomka dhe shokët e tij”, “Pas gjurmëve”, “Një vonesë e vogël”, duke theksuar se ajo shkëlqeu me tërë forcën e talentit të saj, konstatojmë se, përpos të tjerave, imazhet e saj ndërtojnë atë forcë shprehëse të botës shqiptare, e cila inkuadron për herë të parë në botën saj interesat e fëmijëve që të çojnë gjithnjë e më tepër drejt lirisë dhe përparimit. “Koha ka treguar se ajo i ka kapërcyer caqet e një autoreje filmi për fëmijë, pasi tematikat e filmave të saj mbeten aktuale sa u takon marrëdhënieve të fëmijëve me natyrën, prindërit, shokët, mësuesit, misterin, dhunën, të vërtetën e padrejtësitë”, tha ministri Gashi.

Në fund ministri Gashi falënderoi ambasadorin e Ambasadës së shtetit shqiptar z. Minzhozi, i cili në të vërtetë ishe nismëtari që këtë ngjarje ta shënojmë bashkërisht në Prishtinë, ne do të angazhohemi që të tilla të shënojmë edhe me tej, duke qenë përherë mirënjohës për kontributin dhe gjurmët e pashlyeshme që na lanë figurat e rëndësishme, siç ishte e ndjera zonja Keko.

Qemal Minxhozi, ambasador i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, u shpreh se si shqiptar i përket gjeneratës që fëmijët e tij kanë lindur në kohën kur regjisorja ka bërë filma, duke u dedikuar moshave të ndryshme, kurse si bashkëkohës i saj ai tha se ndihet me fat. Ndërsa si ambasador ai thotë se ndihet i nderuar dhe i privilegjuar në këtë eveniment kaq të rëndësishëm.

Xhanfise Keko me fëmijët gjatë xhirimeve

“E mirënjohur në Shqipëri për filmat e saj, vitet e fundit regjisorja Keko po rijeton një jetë të dytë për shkak të interesit që po tregojnë studiues e kritikë të filmit. Ajo përfaqëson kinemanë në një vend të vogël dhe të panjohur nga gjithë perëndimi dhe se Keko ka krijuar në një kohë më të vështirë gjatë regjimit komunist në Shqipëri”, tha Minxhozi për të pranishmit.

Ai u shpreh i bindur se prezantimi i dokumentarit i realizuar nga regjisori Mevlan Shanaj ka bërë punën profesionale dhe se u krijon mundësi të gjithë atyre që nuk e kanë njohur deri sot që të ritakohen e të çmallen me veprën e saj.Së fundi, ai u shpreh i lumtur që interesi për filmat e saj është shfaqur kudo, si në Amerikë, Kanada dhe në vende të tjera. “Për njerëzit si Keko nuk ka vdekje, por vetëm ditëlindje”, tha ai.

Regjisori Mevlan Shanaj ka vlerësuar se Xhanfise Keko është themeluese e ekranit të madh të Shqipërisë. Ai cilësoi se është e madhe përgjegjësia kur njerëz të famshëm vendos t’i sjellësh në ekran në dimensionin e tyre që të bëhen model. Ai tha se kështu ka ndodhur edhe me të para se të vendoste të sillte në ekran regjisoren Keko e që Shanaj cilëson se është njëri nga njerëzit që kanë krijuar panteonin jo vetëm të filmit, por edhe të dimensionit të madh të shoqërisë. “Filmat e saj na adresohen ne që të njohim dhe të mësojmë se kush janë fëmijët, të cilët i duam po nuk jemi kurrë aq të vëmendshëm dhe aq të ditur sa të kuptojmë se çfarë perceptojnë dhe çfarë arsyetojnë ata. Xhanfise Keko e ka bërë këtë shkëlqyeshëm”, u shpreh regjisori.

Kurse për fund ai tha se tani që gjithçka ka përfunduar dhe e rishikon filmin për kënaqësi dhe duke iu referuar Kekos tha se “Madona e filmit shqiptar” e meriton vëmendjen tonë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alban: 26/01/2019 08:20

    Nedri i Kombit për ç'do Shqiptar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë