KUKES- Arrestohen në Kukës tre doganierë, dy punonjës policie dhe një shtetas tjetër për kontrabandë dhe shpërdorim detyre. Sipas ministrisë së Brendshme pasditen e djeshme shërbimet e policisë kanë bllokuar në aksin rrugor Morin-Kukës, furgonin tip “Wolksvagen” me targa “AA 009 DN”, me të cilin po transportoheshin mallra të ndryshme ushqimore pa dokumentet përkatëse.
 
Në kete automjet janë arrestuar në flagrance doganieri i Morinit Mal Shahu, 45 vjeç, dhe Nadir Shahu, 36 vjeç, drejtues i mjetit mjetit me të cilin transportoheshin mallrat kontrabandë.
 
Po ashtu policia ka arrestuar edhe Izmir Cengu, 58 vjeç dhe Xhevit Ismaili 45 vjeç, të dy doganierë në Morinë të Kukësit, pasi kanë qenë në shërbim dhe dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën gjatë veprimeve doganore për mjetin e bllokuar që transportonte mallra kontrabandë.
 
Pas hetimeve nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm janë arrestuar edhe punonjësit e policisë  në pikën e Kalimit Kufitar në Morinë, Eduart Matmuja, 38 vjeç, dhe Fitim Kordi, 31 vjeç.
 
Këta persona akuzohen për shërdorim detyre dhe transport të mallrave kontrabandë.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)