Arrestohet në flagrancë një shtetas për armëmbajtje pa leje. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit si dhe 23 fishekë. Nga ana e Specialistëve të Seksionit Hetimit dhe Parandalimit Krimit, në Komisariatin e Policisë Kukës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit : Osman Rexhmati, vjeç 34, banues në Bushat, Kukës. Specialistët e Seksionit Hetimit dhe Parandalimit Krimit , pas informacionit të marrë në rrugë operative, se shtetasi Osman Rexhmati mban një armë zjarri pa leje të fshehur lokalin e tij në fshatin Bushat, kanë ushtruar një kontroll.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shtetasit të lartëpërmendur, u gjet dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit, pushke “Model 63”, dhe 23 fishekë, të cilat i mbante pa leje. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale ”Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve”