HAS – Policia ka arrestuar mjekun Bajram Mariqi, nën akuzë për “pëkrahje të autorit të krimit”. Mjeku i i komunës Gjinaj të Hasit mësohet se ka ndihmuar shtetasin Qamil Kastrati të largohej nga vendi i ngjarjes kur plagosi sekretarin e komunës Gjinaj, Naim Bytytçi.
Policia e Kukësit përmes një njoftimi për mediat bëri të ditur sot se arrestimi i 35 vjeçarit, Bajram Mariqi, me profesion mjek është kryer në shtëpinë e tij në fshatin Pogaj, komuna Gjinaj. Sipas policisë, ndalimi i mjekut u bë pasi ai akuzohet nga prokuroria e Kukësit për vepren penale “përkrahje të autorit të krimit”.
Mjeku Bajram Mariqi, sqaron policia ka përkrahur autorin e krimit Qamil Kastrati duke e transportuar me makinë për ta larguar nga vendi i ngjarjes. Bëhet fjalë për ngjarjen e djeshme në Lagjen Nr. 1 Kukës, ku mbeti i plagos shtetasi Naim Bytyçi, me detyrë sekretar i Komunës Gjinaj. (b.l./r.d./shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com