KUKËS - Kërkimet për gjetjen e 18-vjeçarit nga fshati Shtam i Kukësit, i cili prej pesë ditësh rezulton i zhdukur, ende nuk kanë dhënë asnjë rezultat.
Genc Gashi sipas familjarëvë ka dalë nga shtëpia pas një telefonate që ka marrë dhe nuk është kthyer më në banesë.
Përpjekjet e familjarëve për tu lidhur me 18-vjeçarin nëpërmjet telefonit kanë rezultuar të kota, pasi aparati celular rezultonte i fikur.
I ati i të riut, Sali Gashi, ndërsa ka bërë denoncimin në polici për zhdukjen e të birit, është shprehur se nuk është në dijeni të ndonje konflikti që mund të ketë patur djali i tij.
Familja Gashi po pret natën e ndërrimit të viteve me me shpresën për gjetjen e të riut,ndërsa kërkimet nga policia janë përqënduar në kufirin me Kosovën.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com