KUKES- Në Qarkun e Kukësit kanë filluar reshjet e para të dëborës, por ato kanë zgjatur vetëm disa minuta. Ashtu sikurse ishte parashikuar nga sinoptikanët ulja e ndjeshme e temperaturave ditët e fundit ka sjellë edhe reshjet e para të dëborës.
Televizioni “A1 Report” kontaktoi me shefin e shërbimit rrugor në qarkun e Kukësit, Gëzim Cane, i cili pohon se sipas shërbimeve rrugore të ndodhura në terren mësohet se e gjithë zona ndodhet nën një re të dendur mjegulle, por qarkullimi rrugor nuk është penguar dhe vijon të jetë në kushte normale.
Po ashtu, edhe në tunelin e Kalimashit gjithçka vijon në normalitet në të dy krahët, si nga ana e Thirrës, po ashtu edhe në krahun e territorit të Kosovës.
Ndërkohë pritet ulje e mëtejshme e temperaturave në ditët në vijim që mund të shoqërohet edhe me rikthim të reshjeve të shiut dhe të dëborës.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com