Policia e Kukësit ka sekuestruar mëngjesin e kësaj të mërkure 31 kg kanabis sativa. Si posedues i kësaj lënde narkotike është shpallur në kërkim Arven Çuni, 32 vjeç, banues në fshatin Letaj, Has.
 
Shpallja në kërkim e këtij personi u bë pasi, duke lëvizur me mjetin tip “Benz” me targa M 794 TDA, në aksin rrugor Golaj-Krumë, sapo ka pikasur policinë, ka braktisur mjetin si dhe duke përfituar nga errësira ka mundur të largohet.
 
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, në pjesën e bagazhit, iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale 31 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.
 
Policia po punon për kapjen e 32-vjeçarit.
 
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”. 

droga kukes

droga kukes

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com