KUKËS- Një efektiv policie i doganës së Morinit në Kukës është vënë në pranga ditën e sotme nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshmën pasi akuzohet për korrupsion.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se, i arrestuari është Agron Malaj. Ky i fundit është prangosur pasi ka tentuar të bëjë një hyrje- dalje fiktive të një automjeti.

Për këtë qëllim ai kishte ndërhyrë edhe në sistemin TIMS për të ndryshuar të dhënat.

Mbi Malajn rëndon akuza e veprës penale për korrupsion, ndërkohë që prangosja e tij ka ardhur pas një hetimi të gjatë nga Task-Forca e Prokurorisë së Tiranës, pas informacioneve që kishin marrë.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)