Kukës, Meta takim me struktura
e LSI, nis takimet paraelektorale

Kukës, Meta takim me struktura<br />e LSI, nis takimet paraelektorale
KUKËS - LSI ka nisur takimet paraelektorale në Kukës, ku kreu i kësaj partie Ilir Meta tha se ky qytet është prioritet mbi prioritete për të jo vetëm për përkrahjen që i ka dhënë LSI, por mbi të gjitha, për traditën, historinë e kësaj zone dhe mbi të gjitha me problemet e mprehta sociale dhe ekonomike që ju ndesheni në mënyrë të vazhdueshme.
 
Meta ka premtuar hapjen në Kukës të 200 vendeve të punës, brenda vitit të parë të mandatit të ri, të Halilajt, pa lënë mënjanë edhe projektet e bashkëpunimit ndërkufitar me Kosovën.
 
Koalicioni PS-LSI ka vendosur që për Kukësin të rikandidojë kryetari aktual i bashkisë, Hasan Halilaj. Halilaj rikandidon për një mandat të tretë, pas dy të parëve që i drejtori nën siglën e Partisë Demokratike, ndërkohë që i'u bashkua LSI-së rreth dy vite më parë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi