TIRANE- Deri në orët e mëngjesit të sotëm ka vazhduar fluksi i kosovarëve që i drejtohen Vlorës dhe Tiranës për të festuar 100 vjetorin e pavarësisë. Me mjete të mbuluara nga flamujt kombëtarë fluksi ka vazhduar edhe në orët e natës. Pavarësisht fluksit të madh, për asnjë moment në doganë nuk janë shënuar rradhë të gjata. Në doganën e Morinit puna ka vazhduar normalisht edhe në orët e natës. Ndërsa për të shmangur ndonjë shqetësim është bashkëpunuar edhe me doganën e Vërmicës (Kosovë).
“Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në Shqipëri përmes doganës së Morinit 8300 shtetas te huaj me 3480 mjete dhe 670 shtetas shqiptarë me 380 mjete”, pohojnë burime zyrtare të drejtorisë rajonale të kufirit.
Nga forcat e policisë rrugore janë rritur shërbimet me synim shmangien e aksidenteve automobilistike. Ndërkohë, burime të policisë kufitare pohojnë se, po merren masa për të përballuar fluksin e kthimit të mijëra kosovarëve nga Shqipëria drejt Kosovës, që pritet të fillojë në orët e natës së ditës së sotme, pas përfundimit të festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë.
(sg/atsh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com