Kukës-Ngrihen në protestë banorët e nëntë fshatrave për shkak të ndërtimit të HEC-eve.

Eshtë vendosur nga Qeveria që të ndertohen 5 HEC-e në zonën e fshatrave të Topojanit e Shishtavecit. Banorët e këtyre zonave kanë reaguar me anë të një proteste. Arsyeja pse ata nuk duan të pranojnë ndërtimin e HEC-eve është shkatërrimi i natyrës dhe i ekosistemit të zonës.

Banorët kërkojnë nga Qeveria anullimin e vendimit për ndërtimin e HEC-eve. Ata paralajmërojnë përshkallëzim të protestës. Në mënyrë që problematika e tyre të ketë më shumë mundësi për t’u zgjidhur, banorët kane kërkuar ndihmën e prefektit të Kukësit, Zenel Kucana.

 

d.gj/ Shqiptarja.com