KUKES - Kryesocialisti Rama ka udhëtuar sot drejt Kukësit, sëbashku me programin e tij "Për një rilindje shqiptare". I pritur nga anëtarë e simpatizantë të PS, Rama dhe anëtarët e grupit të punës si Mimi Kodheli, Shkëlqim Cani dhe Arbi Mazniku kanë shpjeguar hapat që do të ndjekë qeveria socialiste pas 23 qershorit, për ta nxjerrë vendin nga rruga e rrënimit të mëtejshëm dhe kriza ku e ka zhytur qeveria aktuale.
Kurse Rama në fjalën e tij është futur direkt në çështjen ekonomike, atë që është pika më e dobët e shqiptarëve kudo e veçanrisht në këtë qark të varfër. “Do të ulim taksat për 95% të qytetarëve", -tha ai, -"do të ulim taksat për biznesin e vogël, do të ulim taksat për gjithë rrogëtaret në shtet apo tek privati që marrin një rrogë që sot është vetëm për të mbijetuar; do ulim taksat për mësuesit, do ulim taksat për infermierët, për mjekët, për policët, do ulim taksat për nëpunësit dhe sigurisht që do rrisim taksat për deputetët, do rrisim taksat për ministrat, do rrisim taksat për kryeministrin, do rrisim taksat për të gjithë ata që sot fitojnë më shumë dhe paguajnë më pak".
"Nga politikat e punësimit të qeverisë",- pyeti Rama, -"e dini se sa vetë janë punësuar zyrtarisht nga 1444 mijë të papunë të regjistruar? 789 vetë. Kjo është politika e punësimit e këtyre, ndërkohë që këtu Kukësi zyrtarisht e ka 26% papunësinë. Është një zgjedhje midis një force dhe një pushteti që ka dështuar dhe nuk i ka mbajtur angazhimet që ka marrë përsipër dhe një forcë tjetër që merr disa angazhime dhe meriton të votohet për t’u vënë në provë. Këta nuk ua tregojnë dot më duart e pastra se i kanë të zhytura deri në sqetulla në llum, por tani me duart e pista mundohen t’i bëjnë pis të gjithë të tjerët dhe të thotë: Këtu të gjithë pis janë, kjo nuk ndryshon, është kot, prandaj më mirë rrini nëpër shtëpia. Ndërkohë që për njerëzit vota është mundësia për të lidhur një kontrate të re dhe për të vënë në provë një forcë tjetër”.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com