KUKES - Nga Kukësi, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, ka promovuar iniciativën “Shqipëria Feston”.  Me këtë rast Ministri Veliaj ka deklaruar se për herë të parë janë dhënë në kohën e duhur pagesat e ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar. 

Veç kësaj, sipas Veliajt do të ketë edhe një tjetër shpërblim, për festa e fundvitit.

“Qarku Kukës, ndonëse i varfër ka mundësi zhvillimi. Vit i jashtëzakonshëm. Vit me bilanc pozitiv. Për herë të parë, kemi normalizuar skemën dhe do ketë shpërblim shtesë. Të gjithë skeptikëve, iu them se këto para janë për nevojtarët. Falenderoj SHSSH dhe ekipin e Kukësit, për punën e bërë. Të rinjtë, sjellin risi e profesionalizëm. Faleminderit për bashkëpunimin me prindërit për pastrimin e skemës.” tha Veliaj

Deklaratat Ministri Veliaj i bëri gjatë në një aktiviteti për fëmijët me aftësi të kufizuara, për të cilët janë shpërndarë dhurata nga prefektura. Prefekti Gjici tha se këto familje do vijojnë të ndihmohen, si nga shteti ashtu edhe nga kontributi i tij personal. 

Në qarkun e Kukësit numërohen më shumë se 2411 persona të cilët trajtohen me pagesë paaftësie. Janë 753 fëmijë me probleme, 188 persona janë të verbër, paratetraplegjikë janë 256 persona ndërkohë që 1967 të tjerë janë persona me aftësi të kufizuar.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)