Kukësi dhe Partizani fitore me poker
Laçi bën ‘mrekullinë’ e 7, Tirana "X"

Kukësi dhe Partizani fitore me poker<br />Laçi bën ‘mrekullinë’ e 7, Tirana "X"
Partizani vijon serinë e fitoreve. Ashtu sikur pritej të kuqtë kanë marrë pikët e plota ndaj Elbasanit të vendit të fundit në renditje duke u shënuar 4 herë. “Partizanët” e trajnerit Duro nuk e kanë nisur mirë ndeshjen duke e mbyllur pjesën e parë në disavantazh 0-1 pas golit të pësuar nga Malindi në të 29’.
partizani
Por duket se për të lënë të kuptohet se jo gjithçka ishte e rastësishme, me fillimin e pjesës së dytë shënuan dy herë shpejt e shpejt brenda 2 minutave duke përmbysur gjithçka. Vila në të 49’ dhe Racic në të 50’ kthyen rezultatin për demat e kuq.
partizani
Por të kuqtë nuk u mjaftuan me kaq, pasi duke përfituar nga kundërshtari i dobët thelluan edhe golavarazhin në renditje me dy gola të tjerë. 12’ nga fundi ishte serbi Racic që plotësoi dopietën personale, ndërsa në të 90’ Rrahmani plotësoi pokerin duke ngjitur të kuqtë në kuotën e 53 pikëve.
partizani
Teuta-Tirana 0-0
Tjetër hap fals për Tiranën që parakalohet nga Partizani. Humbja në derbi ende nuk është harruar nga bardheblutë që humbasin dy pikë shumë të rëndësishme në luftën për titullin kampion në Durrës përballë Teutës, në një ndeshje që përfundoi me rrjeta të paprekura.

Tirana zbriste në fushë pa portierin Frashëri,i kthyer në personazhin e javës pas gafës në derbi dhe deklaratave në Facebook që më pas i mohoi.
partizani
Gjithashtu për Tiranën mungonte edhe Bakaj, që vazhdon të jetë i dëmtuar pas ndeshjes me Skënderbeun. Tirana tentoi gjatë 90’ me shumë raste për të shënuar, por Teuta u mbrojt mirë deri në fund.


Kukësi-Flamurtari 4-0
Kukësi rikthehet te fitorja pas humbjes në ndeshjen e javës së kaluar përballë Tiranës. Dopieta e Pejiç, Dushku dhe Hysa i kanë dhënë pikët e plota ekipit të Shaqirit përballë Flamurtarit me poker, 4-0.
 
Ndeshja nisi e mirë për Kukësin, teksa spikati që në fillim dëshira dhe grinda për të fituar me rezultat të thellë. E ndërsa rastet e pjesës së parë nuk u konkretizuan, në të dytën ishte fillimisht mbrojtësi Erjon Dushku që shënoi ndaj ish ekipit të tij në të 49’.
 kukesi
Më pas ishte kroati Pejiç  që realizoi dy golat në të 52′ dhe 71′. Për të vulosur fitoren me golin e 4 mendoi Hysa në të 77’. Ndërsa Flamurtari vijon që të mbetet në krizë rezultatesh, pasi nga java në javë vetëm po pëson. Me këtë fitore, Kukësi ngjitet në kuotën e 55 pikëve, 2 më pak se Skënderbeu që kryeson me 57 pikë.
 
Laçi-Apolonia 2-0
Laçi është ekipi i momentit në Shqipëri, pasi siguroi edhe fitoren e 7 radhazi në kampionat. Këtë herë humbi përballë bardhezinjve Apolonia, që gjithashtu spikati për paraqitjet në fazën e tretë, por që nuk mundi t’i bëjë ballë Laçit në transfertë. Autorët e dy golave për Laçin ishin Veliaj në të 4’ dhe Meto 73’.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni