Kukësi e nis Champions League
me humbje, moldavët fitojnë 1-0

Kukësi e nis Champions League<br />me humbje, moldavët fitojnë 1-0
Kukësi e ka nisur humbje debutimin në Champions League, pasi është mposhtur me rezultatin minimal 1-0. Ekipi kampion i Shqipërisë zhvilloi një ndeshje normale përballë Sherifit të Tiraspolit, por nuk mundi që të rezistonte deri në fund duke pësuar një gol me penallti.

Por pavarësisht humbjes ekipi i Kukësit është ende në garë për të kaluar turin, pasi ndeshjen e kthimit do të zhvillojë në shtëpi ku do të ketë mundësi për të përmbysur shifrat.

Ndeshja në Moldavi
Kukësi e nisi mirë ndeshjen duke u mbrojtur me kujdes, ndërsa për të sulmuar tentoi përmes kundërsulmeve për të zënë në befasi vendasit, por nuk ia arriti. Sulmuesi kryesor i ekipit të Kukësit Pero Pejic tentoi disa herë për të gjetur rrugën e rrjetës, por pa mundur të realizojë. Shansin e artë në pjesën e parë për Kukësin e kishte Elton Cale në të 27 por braziliani goditi shumë lehtë.

Lojtari më i mirë i ekipit të Kukësit ishte portieri Kolici, i cili realizoi disa pritje shpëtimtare, deri në momentin e penalltisë. Ndeshja u vendos nga një penallti e shkaktuar nga qendërmbrojtësi spanjoll Albert Serran dhe e kthyer në gol nga belgu Badibanga në minutën e 79.

Gabimi amator i spanjollit, që u cilësua si një nga blerjet më të mira këtë edicion i kushtoi humbjen ekipit verilindor shqiptar, por nuk i shuan shpresat për përmbysje.

Megjithatë ndeshja mund të kishte shkuar edhe më keq nëse në fund të saj Kolici nuk do të bënte një tjetër pritje të mrekullueshme. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në ‘Elbasan Arena’.


  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën