Ansi Nika ka firmosur kontratën sot që e mbanë për dy vite pjesë të Kukësit. Ndërsa UEFA ka zyrtarizuar arbitrin që do të gjykojë ndeshjen e parë të Kukësit ndaj Mlladost Podgoricës, e cila luhet të enjten e 16 korrikut, ora 19:30, dhe është e vlefshme për turin e dytë kualifikues të Ligës së Europës.

Takimi do të gjykohet nga një treshe arbitrash estonezë me kryesor Kristo Tohver.

Kukësi shpreson që të kalojë edhe turin e dytë, pasi kundërshtari është relativisht i lehtë, por gjithçka do të duket në fushë. Aktualisht ekipi po vijon përgatitjet intensive. 


nika
d.b/shqiptarja.com