Kukësi hedh hap fals në Europë
mundet në Tiranë nga malazezët

Kukësi hedh hap fals në Europë<br />mundet në Tiranë nga malazezët
Kukësi hedh një hap fals në ndeshjen e parë të raundit të dytë eliminator të Europa League. Ekipi verilindor u mund 0-1 në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” nga Mladost. Kuksianët luajtën mirë dhe e dominuan ndeshjen, por u mungoi finalizimi i saktë.

Përkundrazi malazezët shfrytëzuan mjaft mirë të vetmin rast të krijuar në 90 minuta. Një gol i Lakicit në të 52-tën i dha fitoren malazezëve, përballë një Kukësi që kishte nevojë për 62 minuta për të goditur për herë të parë portë, në një ndeshje ku kontrolloi topin por krijoi pak raste përpara portës, pavarësisht se goditi dhe njëherë traversën.

Kukësi e nisi mirë ndeshjen, por me pak ndroje dhe u limitua vetëm në kontrollin e lojës pa arritur të gjente pasimin e fundit drejt golit. Madje dhe kur ju afrua atij, Pero Pejic rezultoi në pozicion jashtë loje, si në minutën e 15-të.

Superioriteti në kontrollin e topit nuk u konkretizua nga kukësianët. Me zero goditje në kuadrat nga të dyja ekipet u mbyll pjesa e parë. Në fillimin e pjesës së dytë Flores për Kukësin u mundua të jepte menjëherë një sinjal në portën kundërshtare, teksa goditi nga distanca dhe pse jo në mënyrë të saktë. Në ndryshim nga Kukësi, Mladost nuk kishte nevojë për asnjë sinjal për të marrë epërsinë, pasi në të 52-tën nga zhvillimet e një goditje këndi Lakic, i vendosur në shtyllën e parë goditi me kokë në rrjetë. 1 minuta më pas, nuk e dërgoi dot topin në rrjetë Pero Pejic, që i vetëm përballë portierit goditi mbi traversë.

Golin nuk e gjeti në të 60-tën, as Karioka që i vetëm përballë Radunovic e dërgoi topin në trupin e këtij të fundit. Në të 69-tën, Kukësi sërish pati mundësinë për të gjetur barazimin, por askush nuk goditi siç duhet drejt portës. Në të 72-tën, kundër Kukësit del dhe
fati, Karioka lëshon një “predhë” drejt kuadratit, e cila stampohet në traverse dhe jo në rrjetë. Në të 79-tën, pengesë për skuadrën shqiptare u bë Radunovicqë ndali përpjekjen e Pejicit.

Në të 82-tën kroati rrëzohet dhe në zonë, por për gjyqtarin loja mund të vazhdojë. Minutat e mbetura ishin një pasqyrë e gjithë ndeshjes, me Mladost që mbrohej me forca të shumta e Kukësin që nuk kishte forcën e duhur për të arritur te goli. Kështu ndeshja mbyll 0-1 për malazezët që tashmë kanë një plus shumë të madh për ndeshjen e kthimit të javës së ardhshme.

PEJIÇ: GABUAM, POR FITOJMË ATJE

Pero Pejic i cili ka pasur disa mundësi të mira mbrëmjen e sotme ndaj malazezëve të Mlladost është shprehur i pakënaqur me performancën e tij por edhe me të gjithë ekipit. “Na mungoi goli. Ne nuk ishim agresivë sa duhet dhe u ndëshkuam vetëm nga një episod. Tani kemi edhe ndeshjen e kthimit dhe ne nuk dorëzohemi. Ekipi i Mlladost ishte më i dobët se ne por ne nuk ishim në formën e duhur. Bëmë shumë gabime por do t’i ndreqim në ndeshjen e kthimit”, deklaroi Pejiç.

HALLAÇI: U TREGUAM EGOISTË

Kapiteni i Kukësit Rahman Hallaçi u shpreh mjaft i mërzitur me humbjen e sotme. Ai deklaroi pas ndeshjes se skuadra nuk ishte e përqëndruar dhe u bënë shumë gabime. “Pësuam një humbje të pamerituar pasi luajtëm më mirë se kundërshtari. Krijuam shumë raste por nuk ditëm ti shfrytëzonim. Kundërshtari u mbrojt mjaft mirë dhe na mbylli të gjitha hapësirat. Jam i bindur që mund të kishim bërë më shumë pasi në disa momente jemi treguar individualist”,-deklaroi Hallaçi.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Zelensky përmbyll turin europian pas takimeve me Macron, Melonin dhe Papën: Siguruam pajisje për mbrojtjen ajrore dhe prodhim dronësh

Zelensky përmbyll turin europian pas takimeve me Macron, Melonin dhe Papën: Siguruam pajisje për mbrojtjen ajrore dhe prodhim dronësh