Por ky konfirmim u shoqërua edhe me një kusht nga drejtuesit e klubit. Kukësi duhet të fitojë me çdo kusht dy ndeshjet e radhës, atë të kampionatit me Laçin dhe atë të Kupës së Shqipërisë ndaj Erzenit, për të përgatitur më pas sfidën me Skënderbeun në Superiore, me objektiv shkurtimin e distancës me kryesuesit e klasifikimit.
Largohet Zeqiri
Ndërkohë, mesfushori Hair Zeqiri, i cili nuk u aktivizua në sfidën e së hënës, u largua nga kampionët e vendit. Pas analizës së zhvilluar në praninë e presidentit Gjici, lojtari mbylli marrëveshjen me Kukësin, skuadër ku u kthye gjatë verës pas dy sezoneve. Kërkesa e Zeqirit për t’u larguar u pranua nga klubi dhe shumë shpejt ajo do të bëhet zyrtare.
Vendimi lidhet me marrëdhënien e vështirë të 29-vjeçarit me trajnerin, ndërsa prishja e kontratës është konsensuale. Dëshira e lojtarit është të qëndrojë në kryeqytet, ndaj opsioni më i mundshëm është t’i bashkohet Tiranës. Zeqiri do të jetë lojtar i lirë dhe prej janarit mund të zgjedhë një skuadër të re, ndërsa në hapjen e merkatos Kukësi pritet të bëjë ndërhyrje të rëndësishme, pasi blerjet e verës nuk kanë bindur.
dy.b/shqiptarja.com












