Kukësi-Legia,UEFA shtyn për
 nesër në mëngjes vendimin

Kukësi-Legia,UEFA shtyn për<br /> nesër në mëngjes vendimin
UEFA shtyn për të martën në mëngjes vendimin për ndeshjen e Kukësi-Legia e Varshavës.Lajmi konfirmohet për A1 Report nga shefi i klubit Kukësi Jonuz Hallaçi i cili sqaron se UEFA zyrtarisht u ka komunikuar se vendimi mund të zbardhet mëngjesin e së martës.
 
Takimi i parë i turit të tretë kualifikues të Europa League u ndërpre në minutën e 52-të pasi u godit me sende të forta një prej futbollistëve polak Ondrej Duda.
 
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në UEFA ka shqyrtuar gjatë ditës së sotme këtë çështje por nuk ka mundur dot të marrë një vendim për shkak të dosjes voluminoze dhe ankimimeve që kanë bërë të dyja palët. Mbi skuadrën shqiptare rëndojnë 4 akuza duke filluar me ndërprerjen e ndeshjes ,hedhjen e sendeve të forta në fushë dhe banderolë e paligjshme.

Verilindorët presin me ankth këtë vendim të UEFA-s edhe për shkak të situatës së krijuar ku Presidenti Gjici ka paralajmëruar me largim nëse UEFA merr një vendim drastik. Kukësi-Legia u luajt në “Qemal Stafa” të enjten e kaluar ndërsa fati I ndeshjes së kthimit është i varur nga ky vendim. Deri në zbardhjen e vendimit drejtuesit e skuadrës polake kanë ndërprerë shitjen e biletave.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

‘Konfliktet e ngrira përdoren për të shpëtuar nga llogaridhënia’, Basha: Beogradi të vërë para përgjegjësisë autorët e sulmit në Banjskë

‘Konfliktet e ngrira përdoren për të shpëtuar nga llogaridhënia’, Basha: Beogradi të vërë para përgjegjësisë autorët e sulmit në Banjskë